Pėrshtypjet online pėr mjekėt dhe dentistėt. A mund tė funksionojnė?


|

| 10 Maj 2016 |

Pėrshtypjet online pėr mjekėt dhe dentistėt. A mund tė funksionojnė?



Jo vetėm restorante dhe hotele: vlerėsimi i shėrbimeve mjekėsore nėpėrmjet internetit po bėhet realitet.
Shumė nga ne kėshillohen rregullisht me TripAdvisor para se tė rezervojnė pushimet dhe nė kthim lėnė me kėnaqėsi pėrshtypjet pozitive apo negative. Por a ėshtė ky model i aplikueshėm edhe pėr sa i pėrket shėndetit?
Njė artikull online i "Harvard Business Review", sjell titullin domethėnės "Why doctors shouldn't be afraid of online reviews", 29 mars 2016 (Pėrse mjekėt nuk duhet tė kenė frikė nga vlerėsimet online") dhe citon eksperiencėn pozitive tė njė spitali universitar nė Utah qė ka vendosur online profilet e mjekėve dhe pėrshtypjet relative - tė shprehura nga pacientė tė akredituar dhe me identitet tė verifikuar (pra pacientė tė vėrtetė, jo thjesht vizitues tė sitit).


Argumenti pra ėshtė shumė aktual: duke qenė se interneti tashmė ėshtė pjesė integruese e jetėve tona, nė ē'mėnyrė influencohen profesionistėt e mjekėsisė? A ka sens qė ti lejojmė pacientėve tė shprehin lirshėm opinionin e tyre nė lidhje me shėrbimin e kujdesit dentar tė pėrftuar? A ka njė limit nė lirinė e publikimit tė mendimeve tona? Cilat janė pro-tė dhe kundra-t e tė bėrit publike (dhe tė lira, pra jo tė censuruara) gjykimet e vetė pacientėve? A ka rrezik se konkurrentėt apo ata qė i jemi antipatikė, do tė infektojnė vlerėsimet me komente tė hidhura apo pak objektive? Edhe sikur tė ndodhte kėshtu, a ia vlen vėrtetė pėrpjekja?
Artikulli i Harvard prezanton disa nisma interesante.


• Ēdo mjeku duhet t'i atribuohet pėrgjegjėsia publike e "patient experience" qė si pasojė tė sjellė faktin se kjo eksperiencė do tė pėrmirėsohet nė mėnyrė tė pashmangshme. Sigurisht qė ekziston risku se ndonjė pacient mund shprehė njė mendim negativ i ndikuar nga emocionet, por nė kompleks mjeku qė e di se do tė vlerėsohet sforcohet qė t'i japė pacientit (dhe ēdo pacienti) ndjeshmėri, kujdes apo ta dėgjojė, qė ndoshta nė tė pėrditshmen e tij tenton ta neglizhojė; nė kompleks pro-tė janė mė shumė se kundra-t
• Sistemi i vlerėsimit publik i sinjalizon atij qė s'ėshtė akoma pacient se struktura mjekėsore e ka pėr zemėr kėnaqėsinė dhe nxitjen e besimit dhe perceptimit tė profesionalizmit
• Faktikisht sot shumė shpesh, pacientėt shkojnė te mjeku apo te dentisti pėr shkak tė fjalėve tė thėna nga miq apo tė njohur, gjithashtu jo perfekte apo subjektive si vlerėsimet anonime nėpėrmjet internetit
• Pėrshtypjet online, nėse janė pozitive, mund tė sjellin mė shumė pacientė nė klinikė, por t'i bėsh tė kthehen e tė qėndrojnė besnikė mbetet nė duart e mjekut, kėnaqėsia e pacientit ndėrtohet me punėn konkrete tė ēdo dite dhe nė kėtė fushė Interneti nuk ėshtė domethėnės - eksperienca reale fiton mbi faqet online
• Dialogu i hapur me pacientin favorizon inovacionin nė cilėsinė e shėrbimit mjekėsor dhe pėrmirėsimi i marrėdhėnieve mjek-pacient: tė dėgjosh pacientin, tė kuptosh ēfarė kanė frikė dhe ēfarė vlerėsojnė ndihmojnė mjekun qė t'i "shėrbejė" nė mėnyrė  mė efikase.
Sigurisht pėr sa i pėrket pėrshtypjeve online ka kritika qė duhet tė mbahen parasysh dhe aspekte rreth privatėsisė, objektivitetit dhe kapacitetit tė gjykimit qė nuk duhet tė lihen pas dore, por nė pėrgjithėsi mund tė jemi optimistė nė mėnyrė tė kujdesshme sepse komunikimi favorizon vetėm zhvillimin. Ēfarė mendojnė lexuesit tanė?


Nėn kujdesin e: Cristina Marinari eksperte e ekonomisė dhe marketingut, shkrimtare, pedagoge nė menaxhimin e kompanive dentare. Bashkautore e vėllimit Edra "Il preventivo dello studio dentistico".

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 76 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D