Pėrshtypjet online: a ėshtė pacienti nė gjendje tė gjykojė dentistin?

| 12 Prill 2016 |

Pėrshtypjet online: a ėshtė pacienti nė gjendje tė gjykojė dentistin?


Nė njė artikull tė kohėve tė fundit kemi parė se si nėpėr botė po pėrhapen portalet e pėrshtypjeve online edhe nė fushėn mjekėsore. "Pėrhapja e formalizuar nėpėrmjet fjalės" - pra shpėrndarja e mendimeve tė konsumatorėve - po bėhet nė fakt thelbėsore edhe pėr zgjedhjet e shėndetit siē ėshtė dhe dentisti. Kjo ndodh sepse sot pėrmbajtjet qė vijnė nga pėrdoruesit shfaqen mė tė besueshme se premtimet publicitare dhe komunikimet e drejtpėrdrejta tė furnitorit tė shėrbimit apo tė produktit. Nė fakt, qė nga lindja e fenomenit tė pėrshtypjeve online, ėshtė vėnė re njė rritje e mosbesimit ndaj reklamimit klasik kundrejt njė prirjeje mė tė madhe pėr t'i besuar klientėve qė tashmė pėrdorin kėto shėrbime. Lind kėshtu "User Generated Content Marketing", qė pėrcakton instrumentet dhe metodat pėr tė bėrė virale pėrmbajtjet spontane tė pėrdoruesve dhe pėr tė pėrfshirė njė publik mė tė gjerė.


Eksperienca kundrejt Besueshmėrisė. Nga njė analizė e thellė e literaturės ndėrkombėtare nga ana e kėrkuesve Key-Stone, dėshmohet se si nė SHBA 88% e konsumatorėve deklaron se beson te pėrshtypjet online aq sa edhe te kėshillat personale. 9 konsumatorė nga 10 lexojnė pėrshtypjet online (39% e bėn rregullisht) dhe 72% e qytetarėve deklaron se njė pėrshtypje pozitive influencon nė besimin ndaj produktit apo shėrbimit.


Gjithmonė nė SHBA, shenja paralajmėruese edhe pėr vendin tonė, pothuajse 40% e konsumatorėve nė 12 muajt e fundit ka kėrkuar informacione online rreth mjekėve dhe dentistėve (kundrejt rreth 60% pėr sa i pėrket restoranteve) dhe 35% kėrkon dhe lexon pėrshtypjet rreth mjekėve dhe dentistėve (35% rreth hoteleve dhe 56% rreth restoranteve). Fenomeni tashmė ėshtė goxha prezent edhe nė Itali, siē kemi parė edhe nė artikuj tė tjerė tė mėparshėm sidomos pėr dentistėt.


Pėrdoruesit kanė tendencėn tė kėrkojnė nė rrjet pėr tė qenė tė informuar e pėr tė marrė vendime dhe janė tė prirur qė ti besojnė kėshillės sė atyre qė kanė pasur eksperienca tė tilla tė ngjashme.
Kėto qėndrime futen nė "psikologjia e shpėrndarjes": nėse nė shekujt e kaluar ishin lutjet, legjendat dhe traditat qė konsolidonin sensin e pėrkatėsisė, sot edhe mesazhi online lundron dallgėn e marrėdhėnies sociale. Tė pėrsėrisėsh dhe tė shpėrndash njė mesazh, imazh apo video tė jep siguri, sepse tė bėn tė ndjehesh i pranuar e pjesė aktive e njė komuniteti.


Kategoritė e pėrshtypjeve ndikojnė jo vetėm nė nevojėn pėr tė kėrkuar njė zgjidhje apo njė shėrbim, por edhe nė vullnetin pėr tė shpėrndarė mendimin tėnd nė publik, te tė njohurit dhe te pėrdoruesit potencial. Studime sociologjike na shpjegojnė se pėrdoruesit janė tė prirur drejt pėrshtypjeve, tė shtyrė nga arsye tė ndryshme: pėr altruizėm (pozitiv apo negativ), pėr hedonizėm, pėr t'u shfryrė nga pakėnaqėsi tė mundshme apo pėr tė ndihmuar nė njė farė mėnyre furnitorin.
E gjithė kjo ėshtė mjaft objektive pėr produkte dhe shėrbime "Eksperience", kur tema nė qendėr tė pėrshtypjeve ėshtė njė produkt apo njė shėrbim i tipit eksperimental, qė mund tė vlerėsohet nė vijim tė pėrdorimit. Shumė ndryshe dhe e rrezikshme ėshtė bota e tė mirave dhe shėrbimeve "Besueshmėri", ku cilėsia nuk mund tė gjykohet lehtė as me vėzhgim e as nė tė vėrtetė me konsum apo pėrdorim. Kjo vlen nė mėnyrė tė veēantė pėr botėn e shėndetėsisė, nė tė cilėn pėrfshirja personale dhe preokupimi i kushtėzojnė aq sa edhe kapaciteti i ulėt i vlerėsimit tė prezantimit nė profilin klinik.


Nė njė treg me pak rregulla, ēmimet e tė mirave "Besueshmėri" tentojnė tė afrohen (drejt tė njėjtit ēmim standard pėr tė mira me vlere tė lartė dhe tė ulėt): arsyeja ėshtė se furnitorėt e tė mirave "Besueshmėri" mund tė jenė tė detyruar tė mbingarkojnė disa tė mira nė momentin qė klientėt nuk janė tė ndėrgjegjshėm pėr vlerėn e vėrtetė, ndėrkohė qė paralelisht shfaqen konkurrues nė tė mira me vlerė tė lartė duke pėrforcuar ēmimin. Ky ėshtė rasti i ofertave "xixėllonjė" si "Impianti i plotė me vetėm X euro", pėr tė maksimizuar ēmimet nė disa shėrbime mė tė dukshme pėr pacientin dhe mė pas ti ngarkojė ēmimin e shėrbimeve apo terapive tė tjera mė pak tė thjeshta pėr tu krahasuar.  
Nė profilin klinik, pacienti me vėshtirėsi ėshtė nė gjendje tė gjykojė trajtimin e pėrftuar, vlerėsimi i tij mund tė jetė i kushtėzuar nga faktorė ektra-klinikė, tė lidhur me perceptimin subjektiv tė marrėdhėnies sė krijuar me mjekun apo stafin, me sjelljen e dentistit fillimisht si person e mė pas si mjek.
Pavarėsisht kėsaj, janė gjithnjė e mė tė shumtė pėrdoruesit qė lėnė pėrshtypjet e tyre edhe pėr tema rreth shėndetit ashtu si shumė tė tjerė pėrdorin pėrshtypje tė tilla pėr tė krijuar njė ide, shumė herė edhe pėr tė vendosur.


Nuk ka dyshim se ofruesi i produktit apo shėrbimit mund tė nxjerrė njė pėrfitim nga pėrshtypjet e shumta pozitive por ėshtė njėkohėsisht i shqetėsuar nga pasojat e lidhura me vlerėsimet negative, mbi tė gjitha nėse janė false apo tė pajustifikuara deri nė atė pikė qė i Madhi i Komunikimit po vlerėson si tė rregullojė kėtė botė. Tani pėr tani, pėr shembull, ndaj njė ankese tė disa shoqatave tė konsumatorėve kundėr TripAdvisor ėshtė mjaftuar me njė masė dėnimi mjaft tė paqartė, qė nuk qartėson aspak sjelljen qė duhet tė mbajnė operatorėt e kėtij portali. Siē ndodh shpesh, teknologjia bėn tė mundur qė tė gjenerohen fenomene sociale dhe e Drejta pėrpiqet qė tė kapė furishėm fenomenet nė mėnyrė qė tė mundohen ti rregullojė ato. Jo gjithmonė nė kohėn e duhur dhe me efikasitet.

Nėn kujdesin e: Roberto Rosso, President i Key-Stone

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 65 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D