Zbulohen bakteret e "mira" qė mbrojnė gojėn. Prania e tyre mund tė "tregojė" kush rrezikon pėr karies

| 1 Prill 2016 |

Zbulohen bakteret e "mira" qė mbrojnė gojėn. Prania e tyre mund tė "tregojė" kush rrezikon pėr karies


Bashkėjetojnė nė brendėsi tė gojės me shumė baktere tė ngjashme me to, por mund tė konsiderohen "tė mira" nga momenti qė ndihmojnė nė mbajtjen nėn kontroll tė baktereve "tė kėqija". Kėta miq tė gojės janė identifikuar kohėt e fundit nga njė grup kėrkuesish amerikanė qė kanė publikuar rezultatet e punės sė tyre nė revistėn "Applied and environmental biology".


"Pėr tė qėndruar e shėndetshme goja ka nevojė pėr njė ambient neutral",  shprehet Robert Burne i Universitetit tė Floridės dhe koordinator i kėrkimit,  duke kujtuar se nėse ambienti bėhet shumė acid shtohet risku i kariesit dhe probleme tė tjera dentare. Bėhet fjalė thjesht pėr kimi: duke e thjeshtuar nė maksimum mund tė thuhet se bakteret e "kėqija" qė gjenden te dhėmbėt prodhojnė acid qė shpėrbėn vetė dhėmbin.


"Nė studimin tonė jemi pėrpjekur tė kuptojmė nė detaj se cilat mekanizma dhe aktivitete janė pėrgjegjėse pėr shtimin e aciditetit nė zgavrėn e gojės", shpjegojnė autorėt, qė pėr tė thelluar kėrkimin rreth baktereve tė reja kanė pėrftuar sė fundmi njė financim shumė tė konsiderueshėm nga Us national institute of dental and craniofacial research.


"Shtama e re e identifikuar - qė quhet A12 dhe bėn pjesė nė shtamėn e gjerė tė streptokokėve - duket se ka efekt pozitiv pėr shėndetin e gojės nė ndryshim nga shumė shtama tė tjera qė gjenden nė dhėmbė", saktėson Burne qė bashkė me kolegėt e tij ka segmentuar gjithashtu tė gjithė pasurinė gjenetike tė kėsaj shtame bakteresh me shpresėn se sė shpejti do tė arrijė nė njė aplikim klinik tė kėtyre zbulimeve laboratorike.

 
"Prania e kėtyre baktereve tė mira nė zgavrėn e gojės mund tė pėrdoret pėr tė kuptuar se cili rrezikon mė shumė pėr karies dhe probleme dentare", shton Marcelle Nascimento, bashkautore e studimit. Mė pas saktėson: "Mė parė ėshtė e nevojshme tė tregojmė se prezenca e baktereve A12 ėshtė e lidhur me njė risk mė tė ulėt kariesi". Por nuk mjafton. Nėse studimet e ardhshme do tė konfirmojnė rolin mbrojtės tė kėtyre shtamave tė streptokokut, edhe mund tė arrihet nė njė tabletė qė i pėrmban dhe qė funksionon si njė trajtim i mirėfilltė pėr parandalimin e kariesit.

Redaksia DICA33

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 77 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D