Pėrtyp sepse kursen! Kėrkimi anglez tregon se duke pėrtypur ēamēakėz pa sheqer kurseni 1,4 milion euro nė vit

| 29 Mars 2016 |

Pėrtyp sepse kursen! Kėrkimi anglez tregon se duke pėrtypur ēamēakėz pa sheqer kurseni 1,4 milion euro nė vit


Efekti pozitiv i ēamēakėzėve pa sheqer nė parandalimin e kariesit dentar njihet me kohė, por sot shtohet njė motiv mė shumė pėr tė promovuar pėrdorimin: kosto. Me sistemet shėndetėsore tė shumė vendeve, nė pėrpjekje me nevojėn pėr tė reduktuar shpenzimet, rėndėsia e konsideratave ekonomike edhe nė zgjedhjet qė kanė tė bėjnė me shėndetin oral, ėshtė rritur ndjeshėm. Tre kėrkues anglezė kanė kryer njė studim, qė mė pas ėshtė publikuar nė "British Dental Journal"(*), pėr tė caktuar sasinė e shpenzimeve tė mundshme qė mund tė derivojnė nga njė pėrdorim mė i madh i ēamēakėzėve pa sheqer.


Shifrat e pėrftuara janė befasuese: nėse ēdo 12 vjeēar britanik do tė konsumonte njė ēamēakėz tė vetėm pa sheqer mė shumė nė ditė, kostot mė tė ulėta shėndetėsore mund tė arrijnė nė total 1,1 milion sterlina nė vit (mė shumė se 1,4 milion euro): pra njė politikė e orientuar drejt inkurajimit tė pėrdorimit tė ēamēakėzėve pa sheqer do tė reduktonte presionin mbi Sistemin shėndetėsor kombėtar nė Mbretėrinė e Bashkuar.


Analiza ėshtė kryer te 12 vjeēarėt sepse mendohet se pjesa mė e madhe e kariesit dentar zhvillohet nė moshė tė re, sepse bėhet fjalė pėr grupmoshėn e popullsisė qė pėrdor mė shumė ēamēakėz por jo vetėm kjo, por sepse zotėronte tė dhėna veēanėrisht tė detajuara pikėrisht pėr djemtė dhe vajzat 12 vjeēar.
Edhe para se tė vlerėsohej impakti ekonomik, efekti i ēamēakėzėve pa sheqer studiohej gjerėsisht: provat shkencore tregojnė se konsumi i kėtyre ēamēakėzėve, sidomos pas vaktit ushqimor ėshtė nė gjendje tė reduktojė zhvillimin e kariesit dentar. Efektet pėrfituese janė si nė fillimin e kariesit si nė progresionin e tij dhe mekanizmat qė lejojnė efikasitetin, qėndrojnė nė prodhimin e lartė tė pėshtymės nga pėrtypja e ēamēakėzėve. Pėshtyma ka tendencėn tė neutralizojė acidet e pllakės bakteriale qė tė rimineralizojnė smaltin e dhėmbėve dhe ndihmon nė heqjen e mbetjeve tė ushqimit tė ngelura nė zgavrėn e gojės: sa mė shumė tė prodhohet aq mė tė pėrmendura janė efektet pėrfituese tė saj. 


Nga ana tjetėr autorėt e studimit nxjerrin nė pah se National Health Institute, sistemi shėndetėsor publik britanik ėshtė nė deficit kronik dhe shpenzon 3,4 miliard sterlina ēdo vit pėr shėrbimet stomatologjike pėr tė rriturit dhe fėmijėt, ndėrkohė qė impakti ekonomik i shėndetit tė keq oral tė qytetarėve ėshtė i konsiderueshėm dhe rritet ēdo vit.


Adelmo Calatroni

Pėr mė tepėr: (*) Claxton L, Taylor M, Kay E. Oral health promotion: the economic benefits to the NHS of increased use of sugarfree gum in the UK. Br Dent J. 2016 Feb 12;220(3):121-7.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 65 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D