Mungojnė mjekėt nė Britaninė e Madhe, rritet kėrkesa pėr mjekė tė huaj

| 22 Mars 2016 |

Mungojnė mjekėt nė Britaninė e Madhe, rritet kėrkesa pėr mjekė tė huaj


Nė Britaninė e Madhe nuk ka mjekė tė mjaftueshėm pėr tė mundėsuar njė mbulim tė shėrbimit 7 ditė nė 7. Pas lajmit tė transmetuar nė BBC disa javė mė parė mbi kėtė problematikė, vetė presidentja e Kolegjit Mbretėror tė Mjekėve nė Britani, Jane Dacre, i ėshtė drejtuar sė fundi Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr tė denoncuar problemin duke kėrkuar marrjen e masave urgjente. Pėr kėrkesėn e saj, ajo mbėshtetet nė rezultatet e njė studimi qė tregon se si nė ēdo 10 vende qė mbetėn bosh vitin e kaluar, katėr prej tyre vazhdojnė tė ishin vakante edhe kėtė vit.
"U hapėn vende tė reja pėr tė pėrballuar kėrkesėn nė rritje pėr trajtim tė pacientėve, - shprehet Dacre, - por mė pas u zbulua se nuk kishte mjekė nė dispozicion pėr t'i zėnė". Dhe nė fakt sipas raporteve tė BBC-sė, nė fund tė 2015-ės ishin 6.207 vende vakante nė specialitete tė ndryshme tė mjekėisė, tė cilave iu shtuan edhe 23.443 vende pėr infermierė. Gjatė dy viteve tė fundit pozicionet e mjekėsore janė shtuar me 60% dhe mungesa nė to prek mė sė shumti pediatrinė, radiologjinė dhe mjekėt e emergjencės e urgjencės.
Pėr kėtė arsye mjekėt e rinj qė operojnė nė shėrbimin shėndetėsor anglez sot janė gjithnjė e mė shumė tė huajt, pjesa mė e madhe e tė cilėve nga vende tė Bashkimit Evropian, veēanėrisht nga lindja e Evropės, ku shumė mjekė tė rinj nxiten pėr tė kėrkuar punė nė Britaninė e Madhe tė tėrhequr nga kushtet e mira ekonomike. Por, forca e punės nė Britani ka ardhur duke u shtuar edhe nga kontinente tė tjera, duke filluar nga shtetet anėtare tė Komunuelthit. Megjithatė edhe kjo nuk mjafton, ndėrsa ata qė i vuajnė pasojat janė pacientėt por edhe profesionistėt e shėndetėsisė, ndėr tė cilėt regjistrohen nivele tė larta stresi, depresioni dhe tė sindromės burnout.
Pėr tė pėrballuar situatėn ka nga ata qė sugjerojnė thjesht njė nxitje tė studentėve drejt degėve tė mjekėsisė nė universitet, por ėshtė e qartė se tėrheqja e mjekėve tė huaj tashmė tė formuar nė vendlindjet e tyre ėshtė me e dobishme pėr financat britanike.
Giovanni Meli, njė mjek i ri italian qė ndodhet aktualisht nė Londėr pėr njė program kėrkimi, tregon: "Qindra lajmėrime pune tė publikuara ēdo muaj nga Shėrbimi Kombėtar Britanik tregojnė se kėtu ka njė mungesė tė madhe mjekėsh dhe ata qė punojnė aktualisht, punojnė me orare tė zgjatura pėr tė kompensuar mangėsitė. Por dua tė pėrmend njė aspekt thelbėsor pėr mjekėt qė duan tė transferohen nė Britaninė e Madhe. Nė vitin 2014 Kėshilli i Pėrgjithshėm i Mjekėsisė vendosi qė pėr tė marrė licencėn e ushtrimit tė profesionit nė Britani, ėshtė e nevojshme qė mjekėt tė kenė njė certifikatė tė IELTS qė dėshmon njohjen shumė tė mirė tė gjuhės angleze"./D.GJ.

Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 141 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D