Je lider apo shef? Ja 16 pikat pėr ta zbuluar

| 21 Mars 2016 |

Je lider apo shef? Ja 16 pikat pėr ta zbuluar


Nė universitet ishe i pėrqendruar pėr tė pėrftuar kompetencat klinike dhe titujt, qė tė mund tė ushtroje Profesionin. Kur fillon tė punosh mendon se ke botėn nė dorė, por shpejt pėrballesh me realitetin e ambientit tė punės: kolegėt e ekipit, personeli ndihmės, pacienti.
Nė karrierėn profesionale do tė ndodhė mė pas qė tė hasėsh njė "Shef" apo drejtues qė ēdo sukses do ta kthejė nė njė ēėshtje personale dhe ēdo dėshtim nė njė rast pėr tė organizuar njė gjueti shtrigash.
Jay Geier prej shumė vitesh merret me trajnime menaxheriale tė personelit shėndetėsor nėpėrmjet "Scheduling Institute" nė Atlanta (USA). Nė Blog-un e tij shpjegon si tė kultivosh Leadership-in pėr tė mos u bėrė njė "Boss" qė nuk mund tė arrijė nivele tė larta nė karrierėn profesionale.
Leadership-i, shpjegon eksperti, ėshtė aftėsia pėr tė udhėhequr, kontrolluar dhe influencuar sjelljet e tė tjerėve. Duke nisur nga njė "soft skill" (aftėsi) thelbėsore qė supozohet e pranishme nė njė subjekt qė ėshtė pėrballur me njė rrjedhė tė gjatė akademike e mund tė pėrftohet nėpėrmjet studimit dhe ushtrimeve tė vazhdueshme. 


 Ja 16 ndryshimet midis njė lideri dhe njė shefi sipas Jay Geier:
1)
 Shefi shtyn personat qė tė reagojnė, lideri i formon dhe i udhėheq pėr veprim.
2) Shefi fokusohet nė autoritet, lideri nė vullnetin e mirė.
3) Shefi ngjall frikė, lideri entuziazėm dhe simpati.
4) Shefi thotė "unė", lideri thotė "ne".
5) Shefi thotė "ju dua kėtu nė kohė pėr...", lideri vjen para kohe pėr...
6) Shefi ankohet pėr avarinė, lideri e riparon.
7) Shefi di se si duhet bėrė, lideri e tregon se si duhet bėrė.
8) Shefi thotė "shko", lideri "shkojmė".
9) Shefi i pėrdor personat, lideri i ndihmon tė rriten.
10) Shefi shikon tė sotmen, lideri tė nesėrmen.
11) Shefi komandon, lideri pyet.
12) Shefi nuk ka kurrė kohė, lideri gjen kohė pėr gjėrat qė kanė rėndėsi.
13) Shefi merret me gjėrat, lideri me njerėzit.
14) Shefi i bėn tė ditur personave ku ndodhet, lideri i bėn tė ditur personave ku ndodhen ata.
15) Shefi punon fort pėr tė prodhuar, lideri punon fort pėr tė bėrė tė mundur qė tė tjerėt tė prodhojnė.
16) Shefi pretendon meritat, lideri i shpėrndan.

Nėn kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 79 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D