Orto - pedodontiste dhe nėnė. Njė vlerė e shtuar!

| 8 Mars 2016 |

Orto - pedodontiste dhe nėnė. Njė vlerė e shtuar!


Tė dhėnat qė i pėrkasin situatės sė punės nė vitet e fundit pėr stomatologet femra vėnė nė dukej sesi numri i femrave nė specialitetet e ortodoncisė dhe pedodontisė ėshtė gjithnjė e mė i lartė nė krahasim me meshkujt.
Roli i trefishtė i gruas - profesionistes - nėnės duket tashmė se ėshtė konsoliduar dhe duket se vėshtirėsia mė e madhe ėshtė ajo qė tė pajtojė punėn dhe familjen, duke kėrkuar qė tė mbetet gjithnjė e mė efikase dhe konkrete.


Por nė vend tė ndalemi te vėshtirėsitė e tė tilla kushteve, do tė ishte shumė mė interesante dhe e dobishme tė mendohej se ky realitet mund tė bėhet vėrtetė njė cilėsi themelore nė praktikėn e pėrditshme klinike si ortodonte gjatė takimeve me fėmijėt shpesh tė frikėsuar nga pėrparėset, fėmijė qė janė tė vėshtirė pėr t'u trajtuar, tė ndikuar nga eksperiencat e kaluara negative, me adoleshentė qė janė nė ankth pėr tė hequr atė "tė urryerin" aparat ortodontik dhe me prindėr gjithnjė e mė tė vėmendshėm ndaj shėndetit oral tė fėmijėve tė tyre.


Duke mos marrė si tė mirėqenė disa karakteristika themelore si kualifikimi, pėrgatitja, kompetenca dhe besueshmėria, a ka ndonjė gjė qė mund tė bėjė ndryshimin? Tė qenit grua - nėnė mund tė jetė njė vlerė e shtuar?
Eksperienca e mėmėsisė mund tė ndikojė nė mėnyrė pozitive mbi praktikėn e pėrditshme klinike dhe mund tė bėjė qė tė jenė mė tė ndjeshme ndaj disa tematikave dhe problematikave, mė tė vėmendshme ndaj kėrkesave tė pacientėve tė vegjėl dhe tė prindėrve tė tyre.
Ėshtė e mundur qė eksperienca e tė qenit nėnė tė jetė njė kurs formimi i vėrtetė qė do tė lejojė tė ketė qėndrime dhe sjellje themelore pėr ndėrtimin e raportit me pacientėt, duke marrė kėshtu njė sėrė informacionesh dhe nocionesh qė nuk do mund tė mėsohen kurrė nė njė kurs teoriko - praktik.
Pra mund tė jenė mė efikase, mė tė motivuara dhe mbi tė gjitha mė tė besueshme pėrballė pacientėve dhe prindėrve tė tyre duke mishėruar kėshtu figurėn e stomatologes pediatre qė merret me pacientin e vogėl duke e shoqėruar nga fėmijėria deri nė adoleshencė.
Tė qenit profesioniste - nėnė mund tė pėrfaqėsojė njė as nėn mėngė dhe ėshtė e mundur tė konfirmohet kjo nė studimin fiziologjik njerėzor, nė analizėn e zonave tė trurit dhe te stilet e funksionimit nė tė tilla zona, tė ndryshme midis dy gjinive.


Duke nxjerrė nė pah atė qė ka dalė nė dritė nga reflektimet bėra, nė brendėsi tė ekipit tė klinikės dentare prania e figurės sė orto - pedodontistes bėhet kryesore pėr tė bėrė pacientėt personal besnikė qė kur janė tė vegjėl dhe pėr tė krijuar persona qė nuk kanė frikė nga dentisti.
Tė qenit grua dhe nėnė nė zhvillimin e kėtij profesioni paraqet njė vlerė tė shtuar sepse, falė dhuntive dhe ndjeshmėrisė natyrale dhe tė lindur, ėshtė e mundur qė tė kujdeset vėrtetė pėr pacientėt e vegjėl me autoritet dashamirės. Kjo do tė rezultojė fituese nė raportin direkt mjek - pacient i vogėl, por edhe me prindėrit e tyre, qė dėshirojnė tė kenė njė pikė referimi tė sigurt pėr shėndetin e fėmijėve tė tyre, qė tė jetė e disponueshme tė dėgjojė dhe tė kuptojė.


Nėse besohet te kjo, mund tė kemi figura profesionale tė rinovuara, tė afta pėr tė ofruar hapėsira tė reja dhe tė shohin pėrtej vėshtirėsisė dhe pėrtej sakrificave tė pashmangshme dhe kompromiseve qė njė grua qė punon duhet tė pėrballojė ēdo ditė nė fushėn e betejės!
Njė pėrkushtim konstant, profesional dhe i organizuar mund tė japė vėrtetė frute nėse vihet qėllimi qė jo vetėm tė garantojmė shėndetin oral tė atij qė na drejtohet, por edhe tė sigurojmė njė cilėsi mė tė mirė tė jetės.


Pėrmbledhje nėn kujdesin e: Maria Giovanna Rossini


Pėrktheu: Valbona Spahia

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 71 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D