Certifikimi i dentistėve, Entela Shehu: Presim vendimin e MSH pėr datėn e provimit. Numri i tė regjistruarve, shumė i ulėt

| 1 Mars 2016 |

Certifikimi i dentistėve, Entela Shehu: Presim vendimin e MSH pėr datėn e provimit. Numri i tė regjistruarve, shumė i ulėt


29 shkurti ishte afati i fundit pėr regjistrimin nė provimin e certifikimit tė mjekėve, farmacistėve dhe dentistėve qė nuk pėrmbushėn detyrimet e programit tė parė tė certifikimit, dhe ashtu si nė provimin e parė tė organizuar nė dhjetor 2015, numri i tė regjistruarve ėshtė tejet i ulėt pėrballė numrit tė pėrgjithshėm tė profesionistėve qė s'kanė plotėsuar kreditet.

"Dje ishte data e fundit pėr regjistrimin nė provim por vetėm 100 profesionistė janė regjistruar nė tė, njė pjesėmarrje e ngjashme me atė tė provimit tė parė", shprehet pėr Doktor33 kreu i Qendrės Kombėtare tė Edukimit nė Vazhdim, Znj.Entela Shehu. Kujtojmė se numri i mjekėve farmacistėve dhe dentistėve qė nuk plotėsuan kreditet e detyrueshme ėshtė rreth 10 herė mė i lartė, ku vetėm dentistė janė rreth 364.
Kėta profesionistė jo vetėm qė e neglizhuan programin e edukimit nė vazhdim nė pesė vitet e kaluara, por tė njėjtėn gjė vazhdojnė tė bėjnė edhe tani kur ju jepet pėr herė tė dytė mundėsia pėr tė mos rrezikuar vendin e punės. Sipas deklaratave tė mėhershme tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe QKEV-sė, profesionistėt qė nuk shlyejnė detyrimin e kreditimit do t'ju hiqet licenca dhe automatikisht e drejta pėr tė ushtruar profesionin.

E pyetur nėse ėshtė caktuar njė datė pėr zhvillimin e provimit, i parashikuar pėr nga mesi i muajit mars, znj.Shehu thotė se datėn e vendos Ministria e Shėndetėsisė dhe se deri tani nuk ka asnjė vendim tė ardhur nga kjo e fundit.
Ende nuk dihet se ēdo tė vendosė ministria lidhur me provimin, por nuk pėrjashtohet mundėsia e shtyrjes sė tij duke parė edhe numrin  e ulėt tė regjistrimeve.
Nė total janė 1077 mjekėt, farmacistėt dhe dentistėt qė duhet tė japin provimin e certifikimit.

 

Pėrgatiti: Dorina Gjuzi

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 131 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D