Sekretaria e klinikės dentare moderne ėshtė rritur dhe quhet D.P.M. Ajo ideale me 10 lėvizje

| 1 Mars 2016 |

Sekretaria e klinikės dentare moderne ėshtė rritur dhe quhet D.P.M. Ajo ideale me 10 lėvizje


Pak gjėra nė botė peshojnė mė shumė se fjalėt. Mendojmė pėr shembull pėr rrėnjėn e fjalės sekretari, etimologjia e sė cilės vjen nga latinishtja "secretum", vendos mėnjanė, mbaj tė fshehur, fjalė qė tė ēon menjėherė nė njė epokė tė largėt, nė zonjushat e telefonave tė bardhė, nė njė botė me pabarazi sa absolute aq dhe tė turpshme midis meshkujve dhe femrave, midis roleve drejtuese dhe udhėheqėse dhe detyrave tė pastra ekzekutuese.
Pra fjala sekretari nuk ka mė kuptim, si edhe pjesa tjetėr e funksionit ku praktikisht ėshtė zhdukur nga organikat e bizneseve. Edhe nė botėn dentare funksioni dhe si rrjedhojė termi, po shkojnė drejt zhdukjes. Nė njė klinikė tė zhvilluar, e pėrkufizuar komplekse, e vendosur nė njė morsetė edhe mė tė shtrėnguar normativash dhe detyrimesh, sekretarja e mirė, e vjetėr dhe e dashur, nė vendin tonė i ka lėnė pozicionin njė figure tė re dhe nė vendet me kulturė anglosaksone njė figure tė afirmuar mirė. Emri i saj i koduar ėshtė D.P.M, akronim qė qėndron pėr Dental Practice Manager.
Duke pasur parasysh se askush mė shumė se ne nuk e urren pėrdorimin e pamatur tė  terminologjive nė modė dhe tė anglicizmave tė marra nga filmat qė shfaqen nė kinema nė periudhėn e Krishtlindjeve, tė pėrdorėsh D.P.M ėshtė e pashmangshme pasi shpreh njė sėrė domethėniesh vėrtetė tė turpshme. Provojmė ti listojmė nė formėn e njė dekalogu: 10 zėra qė shpjegojnė detyrat, rolin dhe pėrgjegjėsitė.

Planifikimi
Tė planifikosh do tė thotė tė projektosh tė parashikueshmen dhe tė parandalosh tė paparashikueshmen. Nga cikli i verifikimeve dhe kontrolleve tė pajisjeve deri te pushimet e kolegėve, nga takimet rutinė nė ato emergjente; nga skadencat burokratike nė ato administrative, D.P.M parashikon, organizon, menaxhon, zgjidh.


Kontrolli
"Pa kontroll nuk ka fuqi", kėtė citonte njė spot i arrirė publicitar. Nga boja e printerit deri te procedurat e dezinfektimit, prezenca e zgjuar e D.P.M bėn tė mundur qė tė papriturat tė reduktohen deri sa tė eliminohen dhe mjeku dentist tė mund tė pėrqendrohet te pacienti dhe te terapia.


Marrėdhėnia
Pacientėt janė (si pėrkufizim) persona tė mrekullueshėm: pa ata nuk ka jetė nė klinikė. Por si tė gjithė njerėzit edhe pacientėt nuk janė pa limite dhe defekte. Tė dish tė krijosh njė marrėdhėnie tė mirė, pra tė dish t'i kuptosh dhe tė zgjidhėsh problemet e tyre, ėshtė abc-ja e besnikėrisė.


Zgjidhja e problemeve
Zgjidhja e problemeve ėshtė art apo shkencė? Me shumė mundėsi tė dyja dhe tė dyja mund (pėrkundrazi: duhet) tė forcohen me projekte trajnimi ad hoc.


Negocimi
Nėse doktori ėshtė i pėrqendruar, siē edhe duhet tė jetė, nė profesionin e tij tė terapeutit, kush negocion tarifėn telefonike mė tė volitshme, kush negocion me furnitorin pėr materialet e konsumit, kush negocion kushtet me bankėn? Njė D.P.M i/e mirė, natyrisht.


Komunikimi
Tė komunikosh nė mėnyrėn e duhur dhe me efikasitet me pacientin do tė thotė edhe tė dish tė pėrdorėsh nė mėnyrė adekuate instrumentet moderne dixhitale. Njė email (i qartė, gjithėpėrfshirės, menjėherė i kuptueshėm) tė kursen shumė kohė dhe debate.


Menaxhimi
Folja menaxhoj ka domethėnie pothuajse tė pafundme. Ja disa shembuj: a ėshtė adekuat dhe i rregulluar stoku i kėmishave? Instrumentet janė tė plota dhe tė sterilizuara si duhet? Sallat janė tė pastra si pasqyrė? Oraret e reja tė klinikės janė futur nė faqen ueb?


Motivimi
Klinikat e zhvilluara dentare janė njė realitet kompleks dhe ... delikat. Tė mbash tė lartė motivimin dhe konkurrencėn e tė gjithė pjesėtarėve tė skuadrės ėshtė e domosdoshme me qėllim qė cilėsia realizuese tė jetė gjithmonė ajo e duhura.


Administrimi
Edhe zgjidhja e praktikave administrative si pėr shembull sigurimet dhe marrėveshjet me institucionet shtetėrore, ėshtė jetėsore pėr shėndetin e mirė tė njė klinike dentare. Pėr tė mos folur pėr menaxhimin korrekt tė ēėshtjeve tė pazgjidhura.


Kontrolli i menaxhimit
Po, edhe ky zė bėn pjesė nė detyrat dhe nė pėrgjegjėsitė e tė aftit D.P.M. Tė ndihmosh titullarin e klinikės qė tė njohė dhe tė masė kostot reale, tė identifikojė zonat jo eficiente apo me shpenzime, lejon eliminimin e kostove tė fshehura dhe pėrmirėsimin e produktivitetit. Pėr tė punuar mė mirė dhe me kėnaqėsi mė tė lartė, profesionale dhe ekonomike.

Nėn kujdesin e: Cristina Bez, Giovanni Miticocchio dhe Giuseppe Ravera - ScuolaEIDE -www.scuolaeide.net

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 74 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D