Kreditet nė fushėn e shėndetėsisė. Me ecm33.al tashmė merren online

| 25 Mars 2016 |

Kreditet nė fushėn e shėndetėsisė. Me ecm33.al tashmė merren online


Nė programin e parė tė certifikimit tė mbyllur vitin e kaluar, ishin tė shumtė mjekėt, farmacistėt dhe dentistėt qė e lanė pėr nė muajt e fundit plotėsimin e krediteve tė pėrcaktuara nga Qendra Kombėtare e Edukimit nė Vazhdim. Rezultati ishte: ēoroditje dhe ngut i madh pėr t'i pėrmbushur detyrimet nė momentin e fundit. Sot ata janė tė vetėdijshėm se pjesėmarrja nė konferenca dhe seminare ėshtė domosdoshmėri jo vetėm pėr informim dhe pėrditėsim, por edhe sepse lidhet direkt me vijimėsinė e ushtrimit tė profesionit.

Nė kėtė kontekst  LIFE shpk, e vetmja shtėpi botuese e specializuar nė fushėn e shėndetėsisė, ofron njė platformė tėrėsisht novatore me kurse online tė realizuara enkas pėr mjekė, farmacistė dhe dentistė. Pėr herė tė parė nė Shqipėri, profesionistėve do t'ju ofrohet mundėsia qė tė ndjekin nga shtėpitė ose vendet e tyre tė punės programe tė Edukimit nė Vazhdim, tė sjella nė gjuhėn shqipe kundrejt njė numri tė caktuar kreditesh.
Kurset janė realizuar nga emrat mė nė zė nė nivel ndėrkombėtar tė disiplinave pėrkatėse, tė vėna nė dispozicion nga EDRA LSWR, e cila ėshtė njė nga ofruesit kryesore tė edukimit nė vazhdim online nė Itali. Tė gjitha informacionet lidhur me kurset, qė nga numri i krediteve, ēmimi, mėnyra e pagesės, etj., do t'i gjeni duke klikuar nė skedėn e secilit kurs. 

Aktualisht tre janė kurset qė ECM33.al vė nė dispozicion tė profesionistėve:
- Pėr dentistėt ofrohet kursi "Emergjenca, infeksione dhe anomali", kėta do tė  kenė mundėsi tė azhornohen mbi menaxhimin e emergjencave mjekėsore tė zakonshme dhe atyre mė tė rėndėsishme.
- Pėr mjekėt kursin "Komunikimi mjek-pacient: raporti efikas (R2015)" , i cili analizon raportin mjek-pacient, dinamikat qė drejtojnė marrėdhėniet, teknikat e tė dėgjuarit aktiv dhe qėndrimet e duhura pėr t'i shpjeguar pacientėve patologjitė, duke e pėrshtatur sjelljen sipas kontekstit dhe bashkėbiseduesit.
- Pėr farmacistėt ofrohet kursi "Sėmundja e Parkinsonit". Nė tė shpjegohen karakteristikat e pėrgjithshme tė sėmundjes, epidemiologjia, etiologjia,  patogjeneza dhe alterimet anatomo-patologjike, prezantohet aktualiteti i terapisė farmakologjike dhe jo farmakologjike, si dhe iu kushtohet vėmendje aspekteve mjeko-ligjore pėr kėtė tipologji tė sėmurėsh.
 
Mėnyra se si procedohet pėr tė ndjekur njė kurs ėshtė e thjeshtė:
1. Regjistroheni me tė dhėnat tuaja nė platformėn ECM33.al
2. Blini kursin nėpėrmjet transfertės bankare.
3. Pas blerjes ju vjen me email njė kod personal me tė cilin aktivizoni kursin e dėshiruar.
4. Pasi tė keni shfletuar tė gjithė pėrmbajtjen  dhe tė keni kryer testet, ju mund tė shkarkoni certifikatėn e cila dėshmon ndjekjen e kursit dhe njihet nga QKEV./ D.GJ.

Klikoni kėtu pėr tė hyrė nė platformė.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 76 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D