Teknologjia informatike ka ndryshuar nė mėnyrė rrėnjėsore qarkullimin e informacioneve: dhe dentisti nuk mund tė injorojė vlerėn e kanaleve tė reja.
Ashtu si pėr shėrbimet e tjera, nė kėrkimin e njė profesionisti i besohet sidomos fjalėve: komenti i dikujt qė tashmė e ka qenė nė atė klinikė, vlen mė shumė se reklamimi! Por sot opinionet nuk pėrcillen mė vetėm nga kontakti personal: ueb -i ėshtė kthyer nė njė mjet tė fuqishėm promocioni.
Numrat nuk gėnjejnė: njė kėrkim i realizuar nga GFK-Eurisko, i promovuar nga Universiteti "La Sapienza" nė Romė, zbulon qė nė grupmoshėn 25 deri nė 55 vjeē plot njė e treta e personave kėrkon informacione pėr shėndetin nė ueb. Burimi kryesor i informacionit janė website - t, blog - ėt dhe forumet.
Si tė pajisemi?
Njė hap i rėndėsishėm ėshtė tė krijosh njė website, qė ėshtė nė gjendje tė komunikojė nė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė qartė. Por nuk mjafton: duhet tė gjendet me lehtėsi. Pėr kėtė qėllim duhet tė optimizohet mirė pėr SEO -n (Search Engine Optimization). Nuk ėshtė njė mjet komunikimi statik: duhet pėrditėsuar nė mėnyrė periodike.
Njė zgjedhje e vlefshme ėshtė formati blog: qė paraqet njė bazė tė vlefshme pėr "tu gjetur dhe pėr tu zgjedhur" nga pacientėt qė kėrkojnė informacione nė ueb. Tė ofrosh informacione nė mėnyrė tė menjėhershme dhe tė jepen pėrgjigjet nė kohė tė reduktuara ėshtė filozofia e marketingut tė brendshėm. Ėshtė fitues nė krahasim me formulat tradicionale qė kėrkojnė investime tė mėdha dhe i imponohen klientit tė mundshėm.
Tė pėrdorėsh kanalet dixhitale pasuron eksperiencėn: madje edhe pėrpara se tė vendoset kontakti i pacienti ka mundėsi tė njohė dhe tė vlerėsojė dentistin. Kėshtu bėhet mė e thjeshtė tė aktivizohet njė klimė besimi.
Nėn kujdesin e: Erika Leonardi, Davis Cussotto
Pėrktheu: Valbona Spahia