QKEV: Profesionistėt tė verifikojnė nėse janė tė regjistruar nė Programin e Certifikimit

| 20 Janar 2016 |

QKEV: Profesionistėt tė verifikojnė nėse janė tė regjistruar nė Programin e Certifikimit


Me njė njoftim tė publikuar nė faqen e saj zyrtare, Qendra Kombėtare e Edukimit nė Vazhdim iu bėn thirrje profesionistėve tė shėndetėsisė qė tė kontrollojnė  brenda datės 31 janar 2016 nėse rezultojnė tė regjistruar nė Programin e Certifikimit. Pėr kėtė qėllim ajo ka publikuar edhe listat e mjekėve, stomatologėve, farmacistėve, ndihmės farmacistėve, infermierėve dhe mamive, tė cilėt figurojnė nė Regjistrin Kombėtar tė Certifikimit.

"Tė gjithė ata profesionistė tė cilėt do tė regjistrohen duhet tė jenė te pajisur me Licencė nga urdhri profesional pėrkatės. Gjithashtu, tė gjithė profesionistėt tė cilėt nuk kanė licencė tė vlefshme dhe figurojnė ende tė regjistruar nė Regjistrin Kombėtar tė Certifikimit duhet tė paraqiten pranė QKEV pėr tė bėrė ēregjistrimin", thuhet nė njoftim.

Pėr herė tė parė nė procesin e kreditimit do tė pėrfshihen edhe ndihmės/farmacistėt, infermierėt dhe mamitė. Pėr kėta programi i certifikimit vlen pėr periudhėn janar 2016 - dhjetor 2020. Ndėrsa programi i ricertefikimit ėshtė kthyer nga 5-vjeēar nė 4-vjeēar pėr tė gjithė profesionistėt e shėndetėsisė, nė shtator tė 2015-ės qeveria vendosi tė ndryshojė edhe numrin e krediteve qe duhet tė plotėsojė secila kategori profesionistėsh brenda kėsaj periudhe.  Kėshtu mjekėt duhet tė plotėsojnė 120 kredite deri nė fund tė programit, farmacistėt, ndihmės/farmacistėt e dentistėt nga 60 kredite, ndėrsa  mamitė dhe infermierėt do tė kenė detyrimin e 40 krediteve.

Kontrolloni emrin tuaj nė listat e publikuara nga QKEV. 

Pėrgatiti: Dorina Gjuzi



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 160 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D