Rasti i paraqitur i pėrket njė neoformimi cistik nė nofullėn e sipėrme, diagnoza pėrfundimtare e propozuar nga autorėt ėshtė ajo e njė cisti mesor alveolar, e njohur ndryshe si cist nė nofullėn e sipėrme (CMM) jo odontogjen.
Ėshtė diskutuar shumė nė literaturė nėse CMM-ja, si njėsi nozologjike e ndarė, hezitohet apo jo.
Orientimi aktual, i konfirmuar nga OBSH nė "Histological Typing of Odontogenic Tumours" qė nga 1992 ėshtė qė tė mos konsiderohet CMM-ja si njėsi e ndarė. Cistet mesore tė mandibulės dhe maksilės, tė menduara mė parė se janė njėsi qė rrjedhin nga epiteli i futur nė grackė gjatė shkrirjes sė proceseve embrionale tė fytyrės. Ekzistenca e kėtyre cisteve si njėsi qė rrjedhin nė kėtė mėnyrė ėshtė vėnė seriozisht nė pikėpyetje nga embriologėt dhe patologėt. Tani mendohet se ato nė maksilė pėrfaqėsojnė njė zgjatje tė prapme tė njė cisti nė kanalin e hundės nė qiellzė nė rastin e njė cisti nė mes tė qiellzės dhe njė zgjatje anėsore nė rastin e njė cisti mesor alveolar. Herė pas here, njė cist nė pozicionin mesor alveolar ėshtė njė keratocist. Cistet nė mesin e mandibulės mund tė jenė ciste tė rrėnjės, ciste anėsore parodontale ose keratociste odontogjene.
Prandaj kur gjendemi pėrballė njė lezioni tė kėtij lloji, duhet tė merren nė konsideratė, nė diagnozėn diferenciale, njėsi tė tjera tė rėndėsishme nozologjike.
Nė fakt, pavarėsisht se nė mėnyrė thelbėsore qė nga viti 1992 cisti nė mesin e nofullave ėshtė hequr nga klasifikimi i OBSH-sė, nė mėnyrė periodike bėhet shfaqja e tij nė disa raporte tė pranishme nė literaturė.
Pata mundėsinė tė vėrej nė njė artikull pėr JOMS nė 2011 se ēdo autor ka fuqinė tė pėrdorė klasifikimin qė preferon dhe tė mos pranojė klasifikimet mė autoritare, pikėrisht si ai i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, por ky pozicion duhet tė diskutohet, edhe vetėm duke theksuar problematikėn klasifikuese.
Nė raportin e pranishėm pėr fat tė keq nuk ėshtė e pranishme mikro fotografia e ekzaminimit histologjik, qė mund tė jetė njė ndihmė nė marrjen nė konsideratė tė opsioneve tė tjera diagnostikuese.
Prof. Christian Bacci
Pėrktheu: Valbona Spahia