QKEV organizon provim tė dytė certifikimi pėr 1077 profesionistė tė pakredituar

| 13 Janar 2016 |

QKEV organizon provim tė dytė certifikimi pėr 1077 profesionistė tė pakredituar

Qendra Kombėtare e Edukimit nė Vazhdim do tė organizojė pėr herė tė dytė provimin e certifikimit pėr profesionistėt e shėndetėsisė qė nuk pėrmbushėn kriteret e Programit tė Kreditimit 2009-2014.

Dorina Gjuzi


QKEV organizon provim tė dytė certifikimi pėr 1077 profesionistė tė pakredituar

Qendra Kombėtare e Edukimit nė Vazhdim do tė organizojė pėr herė tė dytė provimin e certifikimit pėr profesionistėt e shėndetėsisė qė nuk pėrmbushėn kriteret e Programit tė Kreditimit 2009-2014.

Provimi i parė i certifikimit u zhvillua nė muajin dhjetor 2015, por u karakterizua nga njė pjesėmarrje minimale mjekėsh, farmacistėsh dhe dentistėsh pėr shkak tė mos kryerjes sė regjistrimit nga ana e tyre provim. Tani QKEV iu ofron njė mundėsi tė dytė tė 1077 profesionistėve tė pacertifikuar, pėr tė cilėt ka publikuar listat emėrore pėrkatėse pėr secilėn kategori. Profesionistėt qė e gjejnė emrin nė listė duhet tė bėjnė regjistrimin pranė zyrave tė QKEV-sė, ku duhet tė dorėzojnė:
a) kėrkesėn me shkrim pėr tė marrė pjesė nė provim:
b) fotokopje tė kartės sė identitetit
c) fotokopje tė lejes sė ushtrimit tė profesionit

Sipas listave tė publikuara nga QKEV rezultojnė tė pa certifikuar 623 mjekė, 90 farmacistė dhe 364 stomatologė.
Ndonėse nuk ėshtė specifikuar data pėrfundimtare e mbylljes sė regjistrimeve dhe as datat e zhvillimit tė provimit, profesionistėt duhet tė kenė parasysh qė ditėn e provimit tė paraqiten 30 min para fillimit tė tij, si dhe tė kenė me vete njė mjet identifikimi dhe njė fotokopje tė saj (kartė identiteti ose pasaportė) bashkė me faturėn e pagesės sė provimit (kliko kėtu).

Nė bazė tė rregullores, provimi do tė konsiderohet i dhėnė me sukses vetėm nėse profesionisti merr tė paktėn 50% tė pikėve maksimale. Nė rast se nuk ėshtė i kėnaqur me pikėt e marra nė provim, ai mund tė paraqesė njė ankesė me shkrim pranė AKP-sė nė 5 ditėt e para pas shpalljes sė rezultatit. Megjithatė pėr ndryshimin e rezultatit do tė duhet njė vendim nga Komisioni i Provimit tė Ricertifikimit.
Kalimi me sukses i provimit tė certifikimit ėshtė kushti bazė pėr profesionistėt qė tė vazhdojnė tė ushtrojnė profesionin.

Kėtu lista e stomatologėve qė duhet tė hyjnė nė provim.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 135 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D