"Barėrat e kėqija" qė duhen shkulur nga klinika dentare. Tre kėshillat nga ekspertja amerikane

| 12 Janar 2016 |

"Barėrat e kėqija" qė duhen shkulur nga klinika dentare. Tre kėshillat nga ekspertja amerikane


"Kanė kaluar pak ditė qėkur mbolla farat e luleve dhe nė kopshtin tim tashmė janė shfaqur barėrat e parė bezdisės." Kjo, sipas Lisa Knowles, dentiste nė Michigan dhe pėrgjegjėse e shoqėrisė International Dental Consulting, ėshtė njė proces fiziologjik qė realizohet edhe nė klinikė.


Ja cilat janė tre "barėrat e kėqija" qė duhen zhdukur qė nė rrėnjė:
1) Imtėsitė e padobishme
Shumė kolegė kanė tendencėn tė pėrqendrohen nė probleme tė vogla kur ėshtė sistemi nė kompleks qė duhet tė pėrmirėsohet. Ėshtė thyer doreza e endodoncisė: thjesht ose do rregullohet ose do blihet njė tjetėr! Ēfarė duhet thėnė pėr futjen e njė asistenteje tė re nė klinikė? Improvizimi i pėrgjegjėsit tė burimeve njerėzore pėr dentistin ėshtė njė detyrė mė e rėndė sesa trajtimi i njė pacienti nė ankth.
Pra si t'i shmangim intervistat e gjata me rrezikun e "tė dashuruarit me njė personalitet tė supozuar perfekt" qė pėr ēudi shfaqet ai qė ėshtė nė tė vėrtetė, vetėm pas disa muajsh?
Duhet qė tė pėrcaktohet mė parė, me shkrim, profili profesional i personit qė kėrkojmė qė duhet tė dalė nga mbledhja me ekipin.
Njė shembull: Aftėsitė manuale nė riorganizimin e sterilizimit dhe pastrimit tė vendeve; ose aftėsia pėr tė negociuar me furnizuesit dhe pacientėt. Pasi ėshtė bėrė kjo realizojmė njė listė kontrolli nė formėn e pyetėsorit qė duhet t'i jepet kandidatėve; kėshtu mund tė bėjmė krahasime tė tė dhėnave homogjene. Pasi ėshtė bėrė zgjedhja ekipi duhet tė pėrgatitet pėr personin e ri qė do vijė, duke i prezantuar dhe duke ndjekur futjen e personit nė punė. Sidoqoftė ekzistojnė protokollė sjelljeje sesi duhet menaxhuar njė intervistė pėr marrjen nė punė ose sesi mund t'i delegohet kjo detyrė njė kompanie tė specializuar nė pėrzgjedhjen e personelit. Pėrpara punėsimit bėhet gjithmonė prova "nė fushė".
2) Ndėrhyrjet e padobishme
Ėshtė e nevojshme qė tė riorganizohet zyra dhe desktop - i i kompjuterit duke eliminuar dokumentat dhe objektet reale dhe virtuale qė nuk pėrdoren prej kohėsh. Pra i kushtohet vėmendje burimeve njerėzore, pasurisė mė tė madhe qė kemi. Disa nga ne nuk kanė patur tė bėjnė nė personelin e tyre me persona "problematik" qė kanė situata tė vėshtira familjare dhe ekonomike; qė bėjnė shumė mungesa dhe qė hedhin njė ngarkesė negative mbi performancat e kolegėve.
Me shumė aftėsi udhėheqjeje problemi duhet trajtuar duke u pėrpjekur tė zbutet efekti negativ qė ka mbi grupin e punės ose nėse nevojitet duke e larguar elementin shqetėsues.
3) Negativiteti
 "Nuk e kam parė kurrė mė parė; nuk e kam bėrė kurrė mė parė; dyshoj se do tė funksionojė; nuk jam i sigurt nėse ėshtė mjeti i duhur." Pohime kėto qė nuk duam t'i dėgjojmė nga personeli ynė sepse largojnė pacientėt dhe kanė si tendencė tė pėrhapen te grupi. Mbi tė gjitha ėshtė e nevojshme tė pyetet nėse i kemi ushqyer vetė ne. Mungesa e optimizmit ėshtė njė "bimė e keqe" qė duhet tė shkulet nga ambienti i punės, sepse pėrhapet me shpejtėsi. Tė qenit negativ ėshtė njė "zgjedhje e jona" qė favorizon rezultate financiare negative!


Nėn kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 67 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D