Gratė shtatzėna, shumė pak ėshtė bėrė nė drejtim tė parandalimit tė shėndetit oral. Ankesa vjen nga njė kėrkim amerikan

| 11 Janar 2016 |

Gratė shtatzėna, shumė pak ėshtė bėrė nė drejtim tė parandalimit tė shėndetit oral. Ankesa vjen nga njė kėrkim amerikan


Njė rishikim sistematik i kohėve tė fundit i literaturės ka ekzaminuar impaktin e ndėrhyrjeve tė promovimit tė shėndetit oral gjatė shtatzėnisė. I kryer nga njė grup studiuesish tė Universitetit tė Floridės Jugore, kėrkimi supozohet tė jetė hapi i parė drejt identifikimit tė ndėrhyrjeve tė mbėshtetura nga prova shkencore por ende nuk janė kthyer nė praktikė, me pėrjashtim tė ndonjė rasti.
Nė fakt, shpjegojnė autorėt, edhe nėse studime tė ndryshme kanė nėnvizuar rėndėsinė e shėndetit oral nė periudhėn e shtatzėnisė dhe disa indikacione janė sjellė nėpėrmjet udhėzimeve tė ndryshme, mbetet shumė i vėshtirė pėrkthimi i tyre nė pėrpjekje efikase promovimi.


Nė kompleks, rishikimi ka sjellė identifikimin e shtatė ndėrhyrjeve, tė kryera nė tre kombe: pesė nė Kanada, njė nė Shtetet e Bashkuara dhe njė nė Lituani. Pavarėsisht heterogjenitetit tė pritshėm, tė gjitha ndėrhyrjet janė kryer nė fushėn e kujdesit prenatal. Edhe pse mė shumė se shtatė gra nga dhjetė nė Shtetet e Bashkuara marrin trajtime gjatė tremujorit tė parė tė shtatzėnisė - periudhė kjo ideale pėr tė vėnė nė zbatim ndėrhyrje promovimi pėr shėndetin pėr muajt nė vijim - asnjė nga studimet e identifikuara nė literaturė nuk ka dokumentuar ndėrhyje tė kryera nė fushėn stomatologjike.


Informacionet e transmetuara te gratė dhe metodikat e pėrshtatura kanė qenė tė ndryshme dhe kanė pėrfshirė vizita prenatale personale ose nė grup, instruksione pėr higjienėn orale, lexime, prezantime audio-vizive dhe furnizim tė materialeve tė dobishme pėr kujdesin e dhėmbėve. Megjithatė, vetėm njė nga shtatė studimet e zgjedhura ėshtė fokusuar nė mėnyrė specifike mbi shėndetin e gruas, pėr shembull duke dhėnė indikacione pėr sjelljet qė duhen pėrshtatur pėr tė parandaluar sėmundjen parodontale gjatė shtatzėnisė. Nė raste tė tjera, vėmendja ka shkuar pėr shėndetin e fėmijės, pėrsa i pėrket temės sesi mund ta parandalojmė kariesin qė nė moshė tė vogėl.


Rezultatet me kėtė rishikim pėrforcojnė mendimin e autorėve se ka ende shumė pėr tė bėrė nė njė fushė nė tė cilėn njohuritė shkencore tregojnė qartazi nevojėn pėr tė mbrojtur shėndetin oral tė foshnjės edhe tė gruas nė shtatzėni, por nė praktikė po bėhet vėrtetė pak, ndėrkohė qė duhej tė viheshin protokollė pėr ndėrhyrjet qė duhen pėrshtatur nė mėnyrė sistematike.


Renato Torlaschi


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 69 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D