Profesionet e lira sėrish nė protestė kundėr ligjit pėr kontributet

| 29 Dhjetor 2015 |

Profesionet e lira sėrish nė protestė kundėr ligjit pėr kontributet


Pėrfaqėsues tė profesioneve tė lira si dentistė, farmacistė dhe mjekė tė vetėpunėsuar, juristė, avokatė, noterė, arkitektė etj., protestuan dje para Kryeministrisė kundėr ligjit tė miratuar mė 17 dhjetor, "Pėr mbledhjen e kontributeve tė detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore nė Republikėn e Shqipėrisė, tė ndryshuar".
Nė njoftimin e tyre tė shpėrndarė nė rrjetet sociale organizatorėt e protestės shkruajnė: "Ditėn e hėnė, datė 28 Dhjetor ora 12 pėrballė Kryeministrisė. Protestė e Profesionistėve tė lirė kundėr ligjit falimentues tė Sigurimeve tė detyrueshme shoqėrore dhe shėndetėsore pėr 17 profesione apo mbi 30.000 profesionistė nė mbarė vendin".

Edhe pse para se tė miratohej nė Kuvend, projektligji u ndryshua sėrish dhe u vendos qė kontributet tė mos paguhen nė bazė tė pagės maksimale siē u tha nė fillim, por nė njė kufi mes pagės minimale dhe asaj maksimale, profesionistėt vijuan ta kundėrshtojnė atė. Sipas tyre pėrcaktimi i saktė i pagės nga qeveria (ndonėse duke pasur parasysh  llojin e profesionit, numrin e tė punėsuarve, nivelin e tė ardhurave nė sektorin publik, eksperiencėn nė profesion, statusin e profesionistit dhe zonėn ku ai e zhvillon aktivitetin) ėshtė absurd dhe ēon drejt falimentimit bizneset e tyre. 
Deri mė sot profesionistėt e lirė paguanin kontribute prej 6556 lekėsh nė muaj tė pėrllogaritura mbi bazėn e pagės minimale.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 68 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D