Sa dhe si kanė ndryshuar dhe kushtėzuar botėn stomatologjike rrjetet sociale

| 7 Dhjetor 2015 |

Sa dhe si kanė ndryshuar dhe kushtėzuar botėn stomatologjike rrjetet sociale

Lara Figini


Bota e rrjeteve sociale e ka ndryshuar rrėnjėsisht formimin stomatologjik, ka patur njė impakt tė rėndėsishėm te personeli dhe te marrėdhėniet midis profesionistėve, te raporti midis pacientit dhe profesionistit, duke pėrfshirė vetė mėnyrėn e tė punuarit. Nė njė artikull, tė publikuar te Journal of Dental Education nė nėntor 2015 ekzaminohet me detaje sesi bota e rrjeteve sociale ka ndryshuar formimin stomatologjik dhe jo vetėm.


Rrjetet sociale pėrcaktohen si "Njė grup aplikacionesh tė bazuara tek Interneti qė ndėrtohen mbi bazat ideologjike dhe teknologjike tė Web 2.0, qė lejojnė krijimin dhe shkėmbimin e pėrmbajtjes."
Rrjetet sociale janė klasifikuar nė pesė grupe:
1) Projektet e bashkėpunimit si Wikipedia,
2) Blog -ėt dhe mikroblog -ėt si Twitter,
3) Komunitetet e pėrmbajtjeve si YouTube,
4) Sitet e rrjeteve sociale si Facebook,
5) Loja virtuale ose bota sociale si Second Life.
Nė kėtė artikull renditen avantazhet dhe disavantazhet e rrjeteve sociale dhe niveli stomatologjik.


Avantazhet e rrjeteve sociale nė fushėn stomatologjike:

- Avantazhet qė lidhen me formimin stomatologjik:
Mjete tė ndryshme tė rrjeteve sociale kanė treguar se janė tė dobishėm pėr qėllime didaktike. Pėr shembull, studentėt mund tė rikuperojnė lehtėsisht edhe nga shtėpia shėnime ose leksionet nga Web - i, artikujt shkencor, dokumentet dhe videot nė YouTube. Pėrveē kėsaj rrjetet sociale lejojnė pedagogėt (pėr shembull nėpėrmjet Twitter ose rrjeteve tė tjera) tė pėrfshijnė klasa tė mėdha dhe tė kėrkojnė feedback nga studentėt. Ekzistojnė prova se kjo praktikė mund tė sjellė njė pėrmirėsim nė lidhje me metodat e tė mėsuarit tradicional; pėr shembull nė njė punim tė Junco 2011 vėrehet sesi studentėt qė kanė pėrdorur Twitter si shkėmbim lajmesh dhe konsideratash me qėllim tė njė kursi pėr axhornim pėr mjekėt kanė arritur nota mė tė larta se ato qė nuk kishin marrė pjesė. Pastaj ekzistojnė mjete pėr formimin stomatologjik si MedEd-PORTAL dhe aplikacione qė i lejojnė studentėve tė krijojnė dhe tė shpėrndajnė pyetje pėr vetėvlerėsim. Rrjetet sociale mund edhe tė pėrdoren pėr tė informuar dhe rekrutuar  pacientėt, jo vetėm pėr trajtimin klinik, por pėr studimet on - line dhe pėr eksperimentimet klinike. Pėrveē kėsaj studenti mund tė kryejė kėrkime nėpėrmjet fjalėve kyēe nė portale tė ndryshme pėr tė mbajtur materiale mbi argumentėt qė i interesojnė dhe nėpėrmjet sistemit Alert mund tė marrė lehtėsisht axhornimet e kėrkimeve tė kryera.


- Avantazhet pėr pacientėt:
Falė rrjeteve sociale pacientėt mund tė marrin lehtėsisht informacione mbi materialet dhe teknikat e pėrdorura nė fushėn stomatologjike, tė kenė shkėmbime me pacientėt e tjerė ose mjekėt pėr tė mundur qė tė heqin dyshimet ose konfuzionet pėr trajtimet qė duhet tė kryejnė ose janė duke kryer. Ekzistojnė disa site ku pacientėt mund tė shprehin mendimet e tyre mbi materiale tė caktuara ose metodika dhe tė sjellin eksperiencat e tyre duke i dhėnė informacione tė dobishme edhe prodhuesve pėr tė pėrmirėsuar produktet e tyre. Disavantazhi i vetėm i kėsaj tendence ėshtė dėmi i mundshėm qė bėhet nga deklarime pėr pakėnaqėsi, ose nga pacientė tė pandershėm.


- Avantazhet nė termat e publicitetit dhe marketingut:
Ėshtė lehtėsisht e kuptueshme sesi falė rrjeteve sociale janė mė tė shpejta dhe tė lehta operacionet e publicitetit dhe marketingut tė njė klinike stomatologjike dhe qė falė rrjeteve sociale dentistėt mund edhe "tė edukojnė dhe tė informojnė pacientėt e tyre."


- Avantazhet si tejkalimi i izolimit profesional:
Rrjetet sociale ofrojnė Club - e tė klinikave virtuale, formimi nė vazhdim (CE), video nė YouTube, forum dhe blog qė mund t'i japin profesionistėve mundėsinė pėr t'u lidhur me specialistė edhe nė sektorė tė tjerė qė mund tė ofrojnė kėshilla qė lidhen me rastet klinike dhe procedurat. Por krahas avantazheve tė renditura mė sipėr pėr fat tė keq rrjetet sociale mund tė paraqesin kėrcėnime tė reja pėr profesionalitetin, si pėr shembull probleme tė komunikimit tė keq, rikuperim i informacioneve dhe lajmeve shpesh tė gabuara, tė pasakta ose nė mėnyrė etike tė gabuara, kufij tė dhunuar.


Diavantazhet e rrjeteve sociale ne fushėn stomatologjike:

- Kufizim dhe nevojė pėr mė shumė vėmendje pėr aktivitetet personale online tė profesionistėve tė shėndetit
Disa pohojnė se profesionistėt e shėndetit duhet tė mos pėrdorin rrjetet sociale pėr pėrdorim personal pėr shkak tė vėshtirėsisė sė kufizimit nga pėrdorimi profesional; ndoshta kjo mund tė jetė e tepėrt por sigurisht i pėrgjigjet njė kujdes dhe vėmendje mė e madhe pėrdorimit tė tyre personal. Nė linjė me kodin e sjelljes ADA, nga njė anė profesionistėt e shėndetit duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm qė "pacientėt e tyre dhe publiku duhet tė shohin para sė gjithash si profesionistė", nga ana tjetėr edhe qartėsisht tė drejtėn pėr "jetė private dhe marrėdhėnie nė tė cilat mund tė shprehen lirisht".


- Mbajtja e profesionalitetit dhe kufijve
Mbajtja e kufijve profesional sigurisht rezultonte mė e lehtė nė tė shkuarėn. Pėr fat tė keq ndarja ėshtė e vėshtirė pėr t'u arrirė me rrjetet sociale sepse nuk i ndajnė nė mėnyrė tė qartė informacionet private nga ato publike. Rrjetet sociale mund t'i lejojnė pacientėve tė kenė akses nė disa informacione private, qė nuk i pėrkasin vetėm rrethit profesional, pėr shembull provider-i i politikės, pėrkatėsitė fetare, interesat personale dhe detaje mbi familjen dhe financat, tė cilat mund tė ndryshojnė natyrėn e raportit dhe tė ndikojnė negativisht ndėrveprimet midis stomatologut dhe pacienti, kolegėve dhe furnizuesve. Pėrveē kėsaj, stomatologėt mund tė mėsojnė pa dashje nėpėrmjet rrjeteve sociale informacione pėr pacientėt qė vetė ato nuk jua kanė thėnė atyre dhe qė nuk duan qė t'i mėsojnė. E njėjta gjė mund tė vlejė edhe pėr studentėt dhe profesorėt/tutorėt/mėsuesit.

- Marrja nga ana e pacientėve e informacioneve tė pasakta ose tė gabuara dhe jo favorizuese
Rrjetet sociale mund tė gjenerojnė lehtėsisht probleme tė komunikimit tė keq, rikuperim tė informacioneve dhe lajme shpesh tė gabuara, tė pasakta ose jo etike, kufij tė dhunuar, me rezultat pėr tė krijuar njė konfuzion mė tė madh, ankth dhe frikė te pacienti.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:

- Junco R, Heiberger G, Loken E. The effect of Twitter on college student engagement and grades. J Comput Assist Learn 2011;27(2):119-32.
- Social Media in the Dental School Environment, Part A: Benefits, Challenges, and Recommendations for Use Heiko Spallek, Sharon P. Turner,; Evelyn Donate- Bartfield,; David Chambers,; Maureen McAndrew,; Pamela Zarkowski,; Nadeem Karimbux ; ,Journal of Dental Education Volume 79, Number 10

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 62 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D