Asambleja e Profesioneve tė Lira: Do tė pėrdorim ēdo mjet ligjor pėr rrėzimin e projektligjit pėr sigurimet shoqėrore

  |

| 4 Dhjetor 2015 |

Asambleja e Profesioneve tė Lira: Do tė pėrdorim ēdo mjet ligjor pėr rrėzimin e projektligjit pėr sigurimet shoqėrore


Ndryshimet lidhur me kontributet qė duhet tė paguajnė profesionistėt e lirė, tė parashikuara nė projektligjin "Pėr Buxhetin e Vitit 2016" ishin epiqendra e mbledhjes sė organizuar sot nga Asambleja e Profesioneve tė Lira nė ambientet e Hotel Tiranės. Pėrfaqėsues nga Shoqata Dentare Shqiptare, Urdhri i Stomatologut Qarku Tiranė, Urdhri i Mjekėve, Urdhri i Farmacistėve, Urdhri i Infermierėve, Dhomat e Avokatėve dhe Noterėve tė Shqipėrisė, Shoqata e Arkitekteve dhe Inxhiniereve etj tė pranishėm nė takim, shprehėn nė dakordėsi kundėrshtimin pėr ndryshimin e ligjit nr.7703, dt. 11.05.1993 "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė".

Nė shkresėn e pėrpiluar gjatė mbledhjes shprehet shqetėsimi pėr veēimin e profesioneve tė lira nga ēdo kategori tjetėr biznesi ku nuk pėrjashtohet mundėsia e pėrllogaritjes sė kontributeve mbi pagėn maksimale. "Pa dashur tė hyjmė nė pėrllogaritje shifrash detyrimet qė parashikohen nga njė veprim i tillė, arrijnė nė nivelin mbi 5 herė mė tė larta se niveli aktual i detyrimeve qė paguajnė", thuhet ndėr tė tjera nė dokumentin e pėrbashkėt dhe nėnvizohet fakti se hartuesit e kėtyre ndryshimeve nuk kanė marrė pėr bazė treguesit referencialė nė lidhje me tė ardhurat qė pėrfiton njė profesionist i lirė.

"Ne nuk jemi kundėr ndryshimeve ligjore por e mira ėshtė qė tė thirren grupet e interesit, tė konsiderohen argumentet e tyre dhe tė bėhen ndryshime ligjore qė janė nė dobi tė profesionistėve, por edhe tė qytetarėve. Rritja e ēmimeve, ulja e cilėsisė sė shėrbimit dhe falimentimi nė masė i kėtyre profesioneve janė tė pritshme nėse njė ligj i tillė kalon", shprehet kreu i Shoqatės Dentare Shqiptare, prof.ass. Dorjan Hysi. Takimi i Asamblesė pason mbledhjen e kryesisė sė SHDSH-sė ku pėr herė tė parė u formulua zyrtarisht kėrkesa pėr mos kalimin nė kuvend tė njė projektligji tė tillė.

Nė mbledhjen e sotme ishte e pranishme edhe zv/presidentja e Kėshillit Rajonal tė Urdhrit tė Stomatologut Tiranė, znj. Enida Petro, e cila pėrsėriti qėndrimin e institucionit qė pėrfaqėson.
"Nėse deri mė tani kemi reaguar vetėm si Urdhėr Rajonal i Tiranės apo vetėm si Shoqatė, risia qėndron nė atė qė sot tė gjitha profesionet e lira u mblodhėn nė njė Asamble tė pėrbashkėt pėr t'i kėrkuar Kuvendit qė tė rishikojė qėndrimin lidhur me projektligjin dhe tė reagojė sa mė shpejt pėr tė marė nė konsideratė edhe mendimet e profesioneve te lira qė preken drejtperdrejt nga ky ligj. Me anė tė njė memoje dėrguar tė gjitha grupeve parlamentare, ne i ftojmė ato tė reflektojnė dhe tė na thėrrasin si grupe interesi", u shpreh znj. Petro pėr Dentist33.

Nė shkresėn e pėrbashkėt dėrguar Kuvendit tė Shqipėrisė, Komisionit tė Ligjeve dhe Komisionit tė Ekonomisė hidhet poshtė argumenti se derdhja e kontributeve mbi bazėn e pagės maksimale do tė rritė ndjeshėm pensionin e kėsaj kategorie: "Na duket jo vetėm i papėrshtatshėm pėr momentin qė po kalon shoqėria, por edhe cinik pasi ėshtė dėshirė e ēdo tė vetėpunėsuari qė tė paguajė kontributet pėr efekt pension pleqėrie  nė ēdo masė qė ata e shohin tė arsyeshme nė raport me tė ardhurat qė sigurojnė apo standardit qė parashikojnė pėr njė gjė tė tillė...". Nė fund nėnvizohet se Asambleja e Profesioneve tė Lira do tė pėrdorė tė gjitha rrugėt dhe mjetet ligjore pėr tė kėrkuar nga hartuesit  e kėtyre projektligjeve tėrheqjen e ndryshimeve tė propozuara.     

Pėrgatiti: Dorina Gjuzi



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 97 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D