Kanė kaluar mė shumė se 30 vjet nga identifikimi i virusit HIV, i cili ka shkaktuar nga ajo kohė mė shumė se 34 milionė tė vdekur nė tė gjithė botėn. Tė dhėnat mė tė fundit tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe Qendrės Evropiane pėr Kontrollin e Sėmundjeve (ECDC) i pėrkasin vitit 2014, gjatė tė cilit u shėnuan rreth 142 mijė raste tė reja tė diagnoztikuara me AIDS dhe prej tyre 30 mijė vetėm nė Evropė. Nė nivel global 36.9 milionė njerėz nė mbarė botėn jetonin me HIV nė vitin 2014 dhe nga kėta 2.6 milionė ishin fėmijė.
Statistikat pėr Shqipėrinė tregojnė se qėkur virusi u shfaq pėr herė tė parė nė vitin 1993 e deri nė 2015-ėn janė raportuar gjithsej 870 raste me HIV/AIDS, nga tė cilat 153 vdekje.
Vlerėsohet se grupmosha mė e prekur ėshtė 15-29 vjeē, ndėrsa rruga kryesore e transmetimit mbetet ajo e raporteve seksuale tė pambrojtura, ku nė 42% tė rasteve transmetimi i infeksionit ndodh nė raportet homoseksuale dhe nė 32% nė raportet heteroseksuale.
Disa shtete si Franca dhe Gjermania kanė futur ose janė duke konsideruar vetėtestimin, ku teste specifike shiten nė farmaci dhe personat mund tė identifikojnė nė kushte shtėpie nėse janė bartės ose jo tė virusit. Megjithatė vetėtestimi pėr HIV-in nuk jep njė diagnozė pėrfundimatare dhe kėrkon analiza tė mėtejshme duke pėrdorur njė testim kombėtar tė vėrtetuar.
AIDS, nga sėmundje vdekjeprurėse ėshtė kthyer nė njė sėmundje me tė cilėn mund tė bashkėjetohet pėr mė shumė se 30 vjet nėse kurohet nė mėnyrėn e duhur dhe diagnostikohet herėt.
Sot ekzistojnė propozime tė ndryshme terapeutike pėr tė mbajtur nėn kontroll zhvillimin e virusit HIV nė organizėm, ndonėse nuk ėshtė ende e disponueshme njė kurė pėr tė ērrėnjosur plotėsisht virusin nga organizmi. Edhe pse njihet agjenti i tij patogjen, nuk ekziston ende njė vaksinė.
Trajtimet pėr infeksionin nga virusi HIV janė terapitė e kombinuara qė pėrdorin njėkohėsisht 3 ose mė shumė barna antiretrovirale. Me e zakonshmja ėshtė HAART, e cila lejon qė tė mbahet nėn kontroll replikimi i virusit nė gjak, duke nxitur funksionimin e sistemit imunitar. Njė studim klinik i drejtuar nė 2011-ėn ka treguar se si terapia antiretrovirale, nėse niset nė momentin e diagnozės redukton vdekshmėrinė. Ndonėse nuk e shėron infeksionin mund ta mbajė nėn kontroll, ndėrkaq bota ėshtė nė pritje qė tė paktėn njė nga tentativat e instituteve tė ndryshme kėrkimore tė rezultojė me sukses te njeriu. Pikėsynimi i OBSH ėshtė qė deri nė vitin 2030 duke u mbėshtetur nė zgjedhjet parandaluese tė shmangen 28 milionė raste tė reja infektimi dhe 21 milionė vdekje nga AIDS.