Profesionet e lira nė shėndetėsi, si rriten kontributet qė duhet tė paguajnė sipas projektligjit tė ri

| 27 Nėntor 2015 |

Profesionet e lira nė shėndetėsi, si rriten kontributet qė duhet tė paguajnė sipas projektligjit tė ri


Paketa fiskale 2016 do tė ndryshojė bazėn e llogaritjes sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore pėr profesionet e lira, ku bėjnė pjesė stomatologė, mjekė, farmacistė, noterė, avokatė inxhinierė etj. Referuar tė dhėnave tė administratės tatimore janė rreth 5000 profesionistė tė lirė nė rang vendi  tė cilėt paguajnė kontribute si tė vetėpunėsuar. Duke filluar nga 1 janari i vitit tė ardhshėm kėta profesionistė do tė paguajnė sigurimeve shoqėrore duke u mbėshtetur mbi pagėn maksimale (prej 97.030 lekėsh), ndėrkohė qė deri mė sot i paguanin nė bazė tė pagės minimale prej (22000 lekėsh).
Nė relacionin shoqėrues tė projektligjit pėr "Disa shtesa nė ligjin nr.10383, 'Pėr Sigurimin e Detyrueshėm tė Kujdesit Shėndetėsor nė Republikėn e Shqipėrisė', tė ndryshuar", Ministria e Financave e arsyeton ndryshimin e ligjit me shpjegimin se ka njė trajtim tė diferencuar mes tė vetėpunėsuarve dhe tė punėsuarve. Tė parėt paguajnė kontribute nė bazė tė pagės minimale, ndėrsa tė dytėt nė bazė tė pagės bruto tė deklaruar dhe meqė i vetėpunėsuari sipas projektligjit gjen hapėsira tė vetėpunėsimit nėpėrmjet iniciativės sė vet ekonomike duhet tė paguajė mė shumė kontribute (klikoni kėtu pėr tė parė relacionin).
Nėse projektligji kalon, duke filluar nga 2016-a kėto profesione nuk do tė paguajnė mė 5060 lekė pėr sigurimet shoqėrore, por 22.317 lekė nė muaj.
Bashkė me sigurimet shėndetėsore prej 1.496 lekėsh nė muaj, vlera totale e kontributeve qė duhet tė paguajė ēdo muaj njė profesionist i lirė ėshtė 23.813 lekė (pra  22.317 + 1.496).
Nė relacion sqarohet se Kėshilli i Ministrave do tė pėrcaktojė listėn e profesioneve tė lira, megjithatė kjo nismė e Ministrisė sė Financave ka pėrhapur shqetėsim tė madh mes tė vetėpunėsuarve pėr shkak tė barrės sė rėndė financiare qė imponon. Tė parėt qė i kanė rėnė ziles sė alarmit janė stomatologėt, pjesa mė  e madhe e tė cilėve i druhen falimentimit tė aktivitetit nė rast se ligji miratohet. Shoqata Dentare Shqiptare duke marrė parasysh risqet i ka dėrguar Kuvendit tė Shqipėrisė, Ministrisė sė Financave dhe Ministrisė sė Shėndetėsisė, shkresėn me tė gjitha argumentet se pėrse njė projektligj i tillė ėshtė joefikas, nė dėm tė shėrbimit dhe nė dėm tė vetė popullatės qė e merr kėtė shėrbim. Ndėrkohė nuk ka ende reagime nga farmacistėt dhe mjekėt e vetėpunėsuar. 

Pėrgatiti: Dorina Gjuzi



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 106 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D