Jo tė gjithė e dinė qė babai i Mark Zuckerberg, krijuesi i Facebook, ėshtė njė dentist; pra nėse i biri konsiderohet babai i rrjetit social mė tė famshėm ai duhet tė ishte "gjyshi".
Dr. Edwuard Zuckerberg prej kohėsh ka pėrqafuar teknologjitė e reja, tė paktėn kėshtu ėshtė thėnė nė njė nga kongreset e American Dental Association.
Nė vitin 1981, ka treguar dr. Zuckerberg, ka paguar njė furnitor me njė nga shėrbimet e tij tė para tė pagesave on line qė sapo kishte dalė nė treg si mundėsi dhe nuk ėshtė mėrzitur aspak edhe pse pėr tė kryer veprimin i ėshtė dashur tė qėndrojė njė orė pėrpara monitorit me katoda, sepse e dinte qė po jetonte njė ndryshim epokal.
Zuckerberg ka ilustruar tė dhėnat e njė sondazhi tė Pew Research Center Internet & American Life Project nė 2012 duke vėnė re qė 67% tė Amerikanėve tė rritur pėrdor Facebook, 16% Twitter, 15% Pinterest, 13% Instagram. Pėrdoruesit e Facebook shpenzojnė mesatarisht 30 minuta nė ditė nė kėtė rrjet social dhe kanė mesatarisht 300 "shokė".
Nuk ėshtė e mundur tė mbetemi pas, i ka thėnė Zuckerberg kolegėve nė fjalimin e tij. Shqetėsimi kryesor qė disa profesionistė kanė nė tė qenit tė pranishėm nė rrjetet sociale me njė faqe qė i dedikohet klinikės ėshtė sesi tė menaxhojnė komentet negative. Nuk duhet tė harrojmė qė ėshtė e mundur tė fshihet komenti negativ, - ka theksuar doktori duke specifikuar qė ankesa e shprehur nė publik nėse menaxhohet mirė mund tė kthehet nė njė mundėsi.
"Njė herė mė ka ndodhur qė njė pacient ėshtė ankuar nė Facebook se ka pritur shumė" - ka shpjeguar - "dhe i jemi pėrgjigjur duke i kėrkuar ndjesė dhe duke i kujtuar se ishim duke kryer njė riimplantim tė njė dhėmbi te njė fėmijė 10 vjeē qė kishte pėsuar njė shkėputje traumatike, ndėrhyrje qė kėrkon "kohė tė ndjeshme" (Time sensitive) dhe nuk mund tė ndėrpritet."
Pėrgjigjia, ka informuar dr. Zuckerberg, ka shkaktuar njė mori me vlerėsime nga ana e shumė personave dhe komentuesi i parė ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė pozitive pas shpjegimit. Zuckerberg, ka ofruar disa kėshilla pėr njė komunikim efikas nė rrjetet sociale duke treguar se cilėt faktorė kanė mė shumė ndėrveprime:
1) Pėrdor shumė fotografitė, ka mė shumė ndėrveprim se teksti;
2) Mesazhe tė shkurtra, pėr tekste tė gjata pėrdor blog - un dhe postoji mė pas nė rrjetet sociale;
3) E enjtja, e premtja dhe e diela janė ditėt qė kanė mė shumė ndėrveprime;
4) Shmang pyetjet, mund tė kenė shumė komente por do tė marrin pak "like".
5) Mos e pėrjeto rrjetin social si njė vend ku dikush mund tė japė komente negative pėr klinikėn tėnde, mendoje si njė mjet tė thjeshtė ekonomik dhe shumė efikas pėr tė komunikuar me pacientėt e tu.
Nėn kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog
Pėrktheu: Valbona Spahia