Nga qelizat staminale mundėsi tė reja pėr rigjenerimin kockor te lezionet post-traumatike. Rezultatet e njė studimi nė SHBA

| 26 Nėntor 2015 |

Nga qelizat staminale mundėsi tė reja pėr rigjenerimin kockor te lezionet post-traumatike. Rezultatet e njė studimi nė SHBA


Lezionet traumatike qė pėrfshijnė fytyrėn janė shumė tė zakonshme, gjysma e kėtyre lezioneve lidhen me humbjen e dhėmbėve dhe tė indit kockor qė i mbėshtet. Menaxhimi klinik i pacientėve me humbje tė mėdha tė indit tė mandibulės, ėshtė shumė i vėshtirė, veēanėrisht nėse nuk arrihet tė garantohet mbėshtetja e duhur te elementėt dentar qė mungojnė.

Studiuesit e Universitetit tė Dentistrisė nė Miēigan (UMSoD) tė Ann Arbor (Miēigan, SHBA) tė drejtuar nga  Darnell Kaigler DDS, prej vitesh pėrdorin qelizat staminale pėr rigjenerimin e kockės.
"Avantazhi kryesor i terapisė me qeliza staminale" - shkruan Darnell Kaigler nė njė website tė njohur tė sektorit - "ėshtė qė pėrdor qelizat e pacientit pėr tė rigjeneruar indet, duke reduktuar ose kufizuar pėrdorimin e biomaterialeve. Procedimi qė kryhet nė anestezi lokale, pėrshpejton shėrimin e indeve nė krahasim me injektimet tradicionale nė kockė dhe kufizon dhimbjen post - operative."
Qelizat staminale paraardhėse tė marra nga palca e kockės, shpjegon ai, futen nė korniza tė posaēme me trikalcium fosfat qė formojnė strukturėn e mbėshtetjes.

Nėse humbja kockore ėshtė mė e pėrhapur pėrdoren korniza mė tė forta, si p.sh nė titan. Tomografia cone - beam pas 4 muajsh nxjerr ne pah nė 80% tė rasteve njė rigjenerim tė mirė kockor qė lejon futjen e implanteve tė osteointegruara pėr tė mbėshtetur elementėt dentar.
Sharon Aronovich DDS, kirurg maksilo - facial dhe anėtar i ekipit tė studimit pėrfundon duke thėnė se falė pėrdorimit tė qelizave staminale, jemi gjithnjė e mė afėr opsioneve terapeutike minimalisht invazive pėr trajtimin e humbjeve tė mėdha post-traumatike tė kockės.


Nėn kujdesin e: Daviss Cussotto, stomatolog

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 82 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D