Projektligji mbi kontributet, Prof.Asc. Dorjan Hysi: Do tė ēonte drejt falimentimit njė pjesė tė tregut stomatologjik. Dr.Nikollė Deda: USSH nuk ka karakter sindikal

| 25 Nėntor 2015 |

Projektligji mbi kontributet, Prof.Asc. Dorjan Hysi: Do tė ēonte drejt falimentimit njė pjesė tė tregut stomatologjik. Dr.Nikollė Deda: USSH nuk ka karakter sindikal

Kėshilli Rajonal Tiranė i USSH i kėrkon Dr.Dedės tė ndėrhyjė urgjentisht


Paketa fiskale 2016 ka ndezur alarmin mes stomatologėve tė cilėt i kanė kėrkuar Urdhrit tė Stomatologut dhe Shoqatės Dentare Shqiptare tė ndėrhyjnė nė mbrojtje tė interesave tė tyre. Objekti i shqetėsimit tė tyre ėshtė ndryshimi i nenit 9 nė ligjin "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", i cili pėrcakton se duke filluar nga viti i ardhshėm stomatologėt (si pjesė e profesioneve tė lira) do tė paguajnė kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore duke u mbėshtetur mbi pagėn maksimale, ndėrkohė qė deri mė sot llogaritej e bazuar nė pagėn minimale. Nė relacionin e Kėshillit tė Ministrave ky ndryshim motivohet me pretendimin se buxhetit tė shtetit do t'i shtohen rreth 1.1 miliardė lekė, por nuk merret nė konsideratė impakti i rėndė qė i shkaktohet tregut stomatologjik dhe popullatės nga njė nismė e tillė.

SHDSH mbledh kryesinė 

Qėkur lajmi u publikua nė media 5 ditė mė parė shqetėsimi i profesionistėve tė shėndetėsisė ėshtė reflektuar nė faqet sociale tė institucioneve si Shoqata Dentare Shqiptare dhe Urdhri i Stomatologut. Ndėrsa USSH ka mbajtur njė qėndrim abstenues, SHDSH organizoi dje nė mesditė mbledhjen me kryesinė e saj ku morėn pjesė profesorė dhe kolegė me eksperiece, nė pėrfundim tė sė cilės  formuluan kėrkesėn pėr mosmiratimin e kėtij projektligji, duke ua drejtuar atė Kuvendit tė Shqipėrisė, Ministrisė sė Shėndetėsisė, Ministrisė sė Financave dhe instancave tė tjera vendimmarrėse. Z. Dorjan Hysi, kreu i SHDSH-sė, nė njė prononcim pėr Dentist33 thotė se "projektligji i propozuar nuk merr nė konsideratė ndryshimet qė ekzistojnė nė sektorin stomatologjik kur vjen fjala pėr pėrvojėn e kualifikimin e stomatologėve, si edhe mundėsitė ekonomike dhe investimet e klinikave dentare. Nė rast se projektligji kthehet nė ligj,  klinikat qė kanė shumė tė punėsuar do te shkurtojnė stafin e tyre, ndėrsa pjesa mė e madhe e kabineteve tė vogla me nga njė tė punėsuar do tė shkojnė drejt falimentimit. Nuk duhet te harrojme se rreth 95% e shėrbimit dentar nė Shqipėri ofrohet nga kabinetet dentare.  Sipas tė dhėnave qė kemi, mjekėt stomatologė tė vetėpunėsuar nė kabinete dentare nė Tiranė dhe bashki tė tjera nė perfundim tė muajit, pas zbritjes sė shpenzimeve (qera, materiale, pagesa administrative etj) nuk  arrijnė kurrė tė ardhurat e njė rroge maksimale. Kjo pėr faktin se materialet qė pėrdorin i blejnė nė vendet perėndimore, ndėrsa shėrbimin e ofrojnė me njė ēmim qė i pėrshtatet mundėsive tė pacientėve vendas, pra shumė mė tė ulėt. Pa pėrmendur edhe shpenzimet e tjera si p.sh. ndjekjen e aktiviteteve tė edukimit nė vazhdim brenda dhe jashte vendit si kusht i domosdoshėm pėr tė ushtruar profesionin. Nė kushte tė tilla, ndryshimi i normės sė kontributeve bazuar nė pagėn maksimale e rėndon edhe mė tej bilancin ekonomik tė kėtij sherbimi. Nėse njė gjė e tillė mund tė bėhet duhet tė aplikohet pėr drejtuesit teknikė tė klinikave me shumė kabinete, por jo pėr tė vetėpunėsuarit me orar tė plotė apo tė reduktuar ose mjekėt e punėsuar me kontratė". 
Nė letrėn dėrguar institucioneve tė sipėrpėrmendura (kliko kėtu), SHDSH e ka konsideruar ndryshimin legjislativ pėr sigurimet shoqėrore si joeficient, tė paargumentuar dhe tė pambėshtetur nė ligj. Pasojat qė do tė sillte miratimi i njė nisme tė tillė, sipas saj janė kėto:
* Shtesa e pagesės pėr kontributet, do tė sillte pėrkeqėsim akoma mė tė madh tė gjendjes dhe mbylljen e njė numri te konsiderueshėm kabinetesh dentare.
* Ėshtė e pritshme qė do tė ulet cilėsia e shėrbimit stomatologjik, pasi kabinetet duke dashur te ulin shpenzimet do tė tentojnė tė blejnė materiale mė tė lira e jo cilėsore
*Ėshtė e pritshme qė do tė shkurtohen vende pune, pasi pėr tė ulur shpenzimet do tė hiqen punonjės. Kjo do te ishte njė dėm i madh pėr tė ardhmen afatgjatė tė shėrbimit dhe pėr mjekėt e rinj qė jo tė gjithė e kanė mundėsinė qė tė hapin aktivitetet e tyre
* Ėshtė e pritshme qė do tė ketė edhe rritje te menjėhershme tė ēmimeve pėr shėrbimin stomatologjik pėr tė pėrballuar kėtė rritje tė re tė shpenzimeve. Duke e trajtuar shėrbimin stomatologjik thjesht si biznes projekt-ligji nuk merr parasysh impaktin e rėndė social dhe shėndetėsor ndaj popullatės nga njė ndryshim i tillė.

Pėrplasje qėndrimesh nė Urdhrin e Stomatologut

Kreu i Urdhrit tė Stomatologut, z.Nikollė Deda, i pyetur nga Dentist33 nėse organi qė pėrfaqėson ka marrė ndonjė vendim lidhur me ndryshimin e propozuar nė paketėn fiskale 2016, u shpreh se "Urdhri i Stomatologut nuk ka karakter sindikal dhe prandaj vetėm nėse do t'i kėrkohet nga instancat pėrkatėse vendimmarrėse, do tė ndėrhyjnė duke mbledhur forumet drejtuese dhe asamblenė pėr tė marrė njė vendim kolegjial". Gjithashtu ai nėnvizoi se USSH ėshtė jashtė ēdo influence politike, por me reformat e ndryshme qė prekin stomatologėt dhe ndjeshmėrinė e tyre merret Shoqata Dentare Shqiptare.
Nga ana tjetėr, Urdhri i Stomatologut i qarkut Tiranė duket se nuk ndan tė njėjtin opinion me Dr.Dedėn. Nė njė komunikatė tė pėrbashkėt, Kėshilli Rajonal Tiranė i USSH i ka kėrkuar "presidentit tė pėrgjithshėm, tė hyjė urgjentisht ne kontakt me ministritė respektive (Ministrinė e Shėndetėsisė dhe Ministrinė e Financave) pėr tė mbrojtur tė drejtat e stomatologėve".    
Njė tjetėr shqetėsim i ngritur nga stomatologėt ėshtė edhe kuota vjetore qė duhet tė paguajnė pranė USSH, e cila nga 2400 lekė ėshtė rritur nė 12.000 nė vit. "Pėr vendosjen e kuotizacioneve Kėshilli Kombėtar i USSH mori njė vendim tė pėrbashkėt duke u bazuar edhe nė kuotat qė paguajnė farmacistėt dhe avokatėt, ata derdhin tė njėjtėn tarifė pranė enteve tė tyre. USSH ėshtė enti qė rregullon aktivitetin e mė shumė se 3000 stomatologėve nė vend dhe njė kuotė e tillė ėshtė e domosdoshme pėr mbijetesėn Urdhrit si strukturė", shprehet Dr.Deda.

Pėrgatiti: Dorina Gjuzi

 

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 85 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D