Laseri stomatologjik, duhen shfrytėzuar fuqitė e tij. Nga Amerika vijnė katėr arsye se pėrse duhet pėrdorur

| 23 Nėntor 2015 |

Laseri stomatologjik, duhen shfrytėzuar fuqitė e tij. Nga Amerika vijnė katėr arsye se pėrse duhet pėrdorur


Laseri ėshtė njė mjet i pėrdorur nė fusha tė shumta teknologjike qė po bėhet protagonist edhe nė sektorin stomatologjik. Por ende jo mjaftueshėm sipas Michael Cataldo, studiues nė SHBA, qė nė revistėn Dentistry iQ e pėrkufizon "njė teknologji nė kėrkim tė njė problemi qė duhet zgjidhur."
"E ardhmja ėshtė tani" - thotė Cataldo dhe laseri nė klinikėn dentare mund tė gjejė hapėsira mė tė mėdha pėrdorimi duke ofruar avantazhe tė rėndėsishme te pacientėt dhe profesionistėt.
Laseri (Light Amplification by Stimulated Emission of Radiation) e ka origjinėn e tij teorike nga Ajnshtajni nė fillim tė viteve 900. Ėshtė njė pajisje qė lėshon njė fashė drite monokromatike me fuqi tė ndryshueshme qė pėrdoret nė mjekėsi nga 1960. Kategoritė e laserit me pėrdorim stomatologjik janė 5 nė bazė tė burimit tė daljes: CO2, Erbium, Neodymium, YAG dhe diodė.
Ēdo pajisje prodhon njė fashė tė caktuar drite nė njė gjatėsi vale tė caktuar qė ka tregues terapeutik shumė tė saktė.
Avantazhet qė na ofron sot laseri nė klinikėn dentare janė kryesisht katėr:
1) Efikasitet mė tė madh klinik
Kur treguesit klinik e lejojnė, tė pėrdorėsh laserin qė prodhon njė prerje tė indeve me avullim nė vend tė pėrdorimit tė bisturive do tė thotė:
A) Tė reduktosh dozėn e anestezisė (pacienti nuk ka mpirje tė pjesėve muskulore dhe efekte negative pas anestezisė, si rreziku se mos kafshon faqen ose gjuhėn)
B) Tė reduktosh kohėzgjatjen e ndėrhyrjes dhe kohėn e shėrimit.
C) Tė reduktosh gjakosjen qė lejon shpesh tė kryhet faza terapeutike pasuese, mund tė bėjmė pėr shembull njė zgjatje tė kurorės dhe build - up tė kariesit tė zgjeruar nė tė njėjtėn seancė. Kjo gjeneron avantazhe tė mėdha pėr pacientin qė do tė ketė nevojė pėr njė takim mė pak.

2) Pėrmirėson eksperiencėn e pacientit
Njė sondazh i fundit nė SBA ka zbuluar se njė e treta e amerikanėve qė kanė, nuk kanė shkuar te dentisti 12 muajt e fundit dhe e kanė bėrė pėr njė farė shtytjeje epidemike ndaj zhurmave, erėrave dhe ndjesive nė pėrgjithėsi qė shkaktojnė frikė. Laseri, me siguri kontribuon pėr tė eliminuar kėto stimuj negativė dhe qė tė rritė besimin e pacientit ndaj dentistit.


3) Pėrmirėson shėrbimet e ekipit
Nėse pacienti ėshtė i terrorizuar ėshtė mė e vėshtirė tė veprosh nė mėnyrė efikase. Laseri ndihmon pėr tė krijuar njė ambient pune mė tė qetė me avantazhe pėr ekipin qė do tė japė maksimumin e tij dhe pėr pacientin qė nėse ėshtė i kėnaqur pėrhap fjalė.

4) Rezultate klinike mė tė mira
Frenulum - i te fėmijėt, heqja e njė epulisi janė ndėrhyrje rutinė qė realizohen mė shpejt pa dhimbje dhe pa gjakosje nė krahasim me terapitė tradicionale me bisturi. Nuk duhet tė harrojmė rolin biostimulues dhe bakteriostatik nė xhepat e gingivave pėr trajtimin e sėmundjes parodontale.


Nėn kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 65 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D