Provimi i Certifikimit nė 3 dhjetor, por pjesa mė e madhe e stomatologėve nuk janė regjistruar nė tė

| 18 Nėntor 2015 |

Provimi i Certifikimit nė 3 dhjetor, por pjesa mė e madhe e stomatologėve nuk janė regjistruar nė tė


Stomatologėt qė nuk pėrmbushėn kriteret e programit tė kreditimit 2009-2014, do t'i nėnshtrohen Provimit tė Certifikimit mė 3 dhjetor 2015, nė orėn 09:00. Janė mė shumė se 400 stomatologė tė cilėt nuk i kanė pėrmbushur kreditet dhe kishin afat deri nė 30 tetor pėr t'u regjistruar pėr kėtė provim. Por, sipas Qendrės Kombėtare tė Edukimit nė Vazhdim rezulton se vetėm 50 prej tyre janė regjistruar pėr tė kryer provimin pranė Fakultetit tė Mjekėsisė Dentare. Nėse pjesa tjetėr e stomatologėve ngel jashtė provimit atėherė atyre iu pezullohet leja e ushtrimit tė profesionit deri nė provimin e radhės. Tė paktėn kėtė penalitet parashikon ligji "Pėr kujdesin shėndetėsor nė Republikėn e Shqipėrisė".

QKEV saktėson edhe tre kushtet qė duhet tė plotėsojnė pjesėmarrėsit tė cilėt janė regjistruar nė provim:
"1.Tė jenė tė pajisur me dokument identiteti (kartė identiteti ose pasaportė), si dhe me njė fotokopje tė saj:
2. Tė kenė faturėn e pagesės pėr provimin e certifikimit; kliko DOC111815.pdf
3. Tė paraqiten sė paku 30 minuta pėrpara fillimit tė provimit".

Ndonėse ishte parashikuar tė jepej nė muajin tetor, stomatologėt e pacertifikuar kanė pasur dy muaj mė shumė nė dispozicion pėr t'u konsultuar me programin orientues tė provimit, tė cilin mund ta gjeni kėtu.
Nė bazė tė rregullores, provimi do tė konsiderohet i dhėnė me sukses vetėm nėse profesionisti merr tė paktėn 50% nga pikėt maksimale. Nė rast se nuk ėshtė i kėnaqur me pikėt e marra nė provim, ai mund tė paraqesė ankesėn me shkrim pranė AKP-sė nė 5 ditėt e para pas shpalljes sė rezultatit. AKP nga ana e saj, pasi ka shqyrtuar kėrkesėn ėshtė e detyruar qė brenda 30 ditėve t'i kthejė profesionistit njė pėrgjigje tė argumentuar. Megjithatė pėr ndryshimin e rezultatit do tė duhet njė vendim nga Komisioni i Provimit tė Ricertifikimit.
Kalimi me sukses i provimit tė certifikimit ėshtė kushti bazė pėr profesionistėt qė tė vazhdojnė tė ushtrojnė profesionin.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 783 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D