Mjekėve, farmacistėve dhe stomatologėve qė kanė depozituar ankimimet e tyre pranė Qendrės Kombėtare tė Edukimit nė Vazhdim lidhur me certifikimin e tyre, iu ėshtė dhėnė njė pėrgjigje nga ky institucion. Kėshtu, Bordi i Edukimit tė Vazhdueshėm i QKEV-sė, ka publikuar njė shkresė me vendimet e marra gjatė mbledhjes sė zhvilluar sė zhvilluar disa ditė mė parė drejtuar profesionistėve tė cilėve iu ka aprovuar certifikimin dhe atyre qė iua ka refuzuar kėtė tė drejtė pasi nuk kanė pėrmbushur kriteret e pėrcaktuara.
Gjatė mbledhjes u vendos pėr: *certifikimin e profesionistėve tė cilėt kanė dhėnė provimin e shtetit nė vitet 2013 - 2014;
*certifikimin e profesionistėve tė cilėt kanė pėrmbushur kriteret bazuar nė datėn e licencimit pėr herė tė parė;
*certifikimin e profesionistėve tė shėndetėsisė, tė cilėt Bordi i Edukimit tė Vazhdueshėm i shqyrtoi dhe i certifikoi rast pas rasti;
*certifikimin e profesionistėve tė kanė kryer studime te nivelit pasuniversitar, master, doktoraturė, kanė marrė titullin profesor i asociuar ose profesor si dhe udhėheqės e oponentė shkencorė;
*certifikimin e profesionistėve tė shėndetėsisė tė cilėt kanė qenė tė pėrfshirė nė mėsimdhėnie dhe pėrgatitje kurrikulash;
Gjithashtu nga shqyrtimi i ankimimeve ėshtė vendosur verifikimi i dokumentacionit nga QKEV pėr 20 profesionistė, si dhe refuzimi i certifikimit pėr 48 tė tjerė.
Nė fund, Bordi i Edukimit tė Vazhdueshėm ka vendosur mbylljen e procesit tė ankimit sa i takon ciklit tė parė tė certifikimit pėr profesionistėt tė shėndetėsisė nė vend.
Klikoni kėtu pėr tė lexuar emrat dhe vendimet pėrkatėse.