Nga OBSH - ja rekomandimet pėr tė reduktuar marrjen e sheqerit nė dietėn e pėrditshme. Udhėzimet dhe propozimet

| 2 Nėntor 2015 |

Nga OBSH - ja rekomandimet pėr tė reduktuar marrjen e sheqerit nė dietėn e pėrditshme. Udhėzimet dhe propozimet

Sė fundmi, roli i sheqerit nė procesin e kariesit ka patur mjaft vėmendje. Njė artikull i publikuar nė Journal of Dental Research nė tetor 2015 flet pikėrisht pėr kėtė problematikė.

Lara Figini


Miliona dollarė ēdo vit shkojnė pėr kėrkimin me objektivin pėr tė pėrmirėsuar shėndetin e popullsisė.
Pavarėsisht kėsaj, shpesh ndodh qė shumė politika shėndetėsore nė veprim nuk janė nė njė drejtim me kėrkimin dhe tė dhėnat e ofruara nga ai.
Njė nga shembujt mė tė mėdhenj tė pėrkthimit tė suksesit tė kėrkimeve shkencore nė politikėn shėndetėsore, me qėllim pėrmirėsimin e shėndetit tė popullsisė ėshtė paraqitur nga fluorizimi i ujit tė pijshėm.


Siē thekson American Dental Association 2005 nė komunitetet ku janė vendosur programet e fluorizimit tė ujėrave tė pijshėm, normat e kariesit tė dhėmbėve janė ulur ndjeshėm.
Sė fundmi, roli i sheqerit nė procesin e kariesit ka patur mjaft vėmendje. Njė artikull i publikuar nė Journal of Dental Research nė tetor 2015 flet pikėrisht pėr kėtė problematikė. Tė dhėnat nė kėrkim kanė vendosur gjerėsisht lidhjen midis marrjes sė sheqernave nė dietė dhe zhvillimin e kariesit tė dhėmbėve, por ajo qė mbetet pėr t'u parė ėshtė sesi rezultatet mund tė pėrkthehen nė politika shėndetėsore pėr tė reduktuar marrjen e sheqerit. Nė njė rishikim sistemik tė autorizuar nga OBSH, Moynihan dhe Kelly (2014) kanė zbuluar se sidomos te fėmijėt, norma e kariesit tė dhėmbėve duket se ėshtė mė e madhe tek invididėt qė me zakonet e tyre tė tė ushqyerit marrin mė shumė se 10% sheqer nė krahasim me individėt qė marrin mė pak se 10% sheqer nga kaloritė ditore tė marra. Sheiham dhe James (2015) mbėshtesin se marrja e sheqernave ėshtė njė faktor kryesor dhe i nevojshėm pėr tė vendosur procesin e kariesit, duke theksuar efektin grumbullues tė konsumit tė sheqerit gjatė jetės.


Udhėzimet e publikimit tė fundit tė vendosura nga OBSH (2015) kėrkojnė marrjen e kufizuar tė sheqerit, nė bazė tė elementėve provė tė lidhur me faktin se marrja e sheqerit me tepricė nė dietėn e pėrditshme sjell rrisqe mė tė mėdha tė SĖMUNDJEVE tė patransmetueshme si shtimi nė peshė nė mėnyrė tė pashėndetshme dhe kariesi i dhėmbėve.


Nė mėnyrė tė pėrmbledhur udhėzimet e reja nga OBSH janė:
1) Njė rekomandim i fortė pėr tė reduktuar marrjen e sheqerit gjatė jetės,
2) Njė rekomandim i fortė pėr tė kufizuar marrjen e dozave ditore tė sheqerit nėn 10% tė kalorive totale tė konsumuara,
3) Njė rekomandim tė kushtėzuar pėr tė reduktuar marrjen e sheqerit mė pak se 5% tė konsumit total tė kalorive.


Kėto udhėzime sigurisht nuk aplikohen nga individėt qė kanė nevojė pėr dieta specifike terapeutike.
Marrja e sheqernave me tepricė lidhet ngushtė me njė rritje tė fillimit tė kariesit tė dhėmbėve. Bėhet e nevojshme pra vendosja e manovrave politikave pėr tė prodhuar ndryshimin e sjelljes ushqimore tė qytetarit, gjė qė nė analizėn e fundit duhet tė sjellė rezultate mė tė mira pėr shėndetin oral. Duke ecur pėrpara, studiuesit mund tė fillojnė tė zbulojnė ēelėsat e sjelljeve tė nevojshme pėr zbatimin efikas tė politikave shėndetėsore.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Pėrktheu: Valbona Spahia


Bibliografia:
- Moynihan PJ, Kelly SM. 2014. Effect on caries of restricting sugars intake:systematic review to inform WHO guidelines. J Dent Res. 93(1):8-18. Newbrun E. 1989. Effectiveness of water fluoridation. J Public Health Dent.
- Sheiham A, James WP. 2015. Diet and dental caries: the pivotal role of free sugars reemphasized. J Dent Res. 94(10):1341-1347.
- The Confluence of Sugar,Dental Caries, and Health Policy B.D. Meyer and J.Y. Lee Journal of Dental Research ottobre 2015, Vol. 94(10) 1338-1340

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 72 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D