Doktor, sa do tė mė zgjasė kurora e dhėmbit? Si t'i pėrgjigjemi pyetjeve tė tilla nga ana e pacientit, kėshillat nga eksperti

| 28 Tetor 2015 |

Doktor, sa do tė mė zgjasė kurora e dhėmbit? Si t'i pėrgjigjemi pyetjeve tė tilla nga ana e pacientit, kėshillat nga eksperti

Pyetja lė shpesh tė nėnkuptohet “kurora qė mė ka kushtuar .... Lekė”. Pėrgjigja duhet tė jetė e qartė dhe e menjėhershme, duke parė pacientin nė sy dhe duke buzėqeshur, qė fillon me njė elozh “pyetje e bukur!”


Pyetja lė shpesh tė nėnkuptohet "kurora qė mė ka kushtuar .... Lekė". Pėrgjigja duhet tė jetė e qartė dhe e menjėhershme, duke parė pacientin nė sy dhe duke buzėqeshur, qė fillon me njė elozh "pyetje e bukur!"

Mė pas futemi nė brendėsi tė ēėshtjes "zakonisht njė kurorė ndėrrohet ēdo pesė vjet, por ne presim qė tė zgjasė mė shumė. Sigurisht janė faktorė tė ndryshėm qė duhet tė kontrollojmė: bruksizmi domethėnė forcat qė dhėmbi dhe kurora marrin gjatė natės nga lėvizjet e pavullnetshme ose gjatė ditės nė momentet e tensionit dhe mė pas flora bakteriale e gojės qė ndryshon nga njė person nė tjetrin. Mund tė betohem se nėse e mban mirė dhe e lan ēdo natė me furēė e mė pas pėrdor fillin dentar kurora do tė zgjasė shumė mė shumė. Kam parė kurora si kjo qė kanė zgjatur edhe 10 vjet. Ka probabilitet qė kurora tė mbijetojė tek tė gjithė ne por kemi tė bėjmė me trupin e njeriut dhe ėshtė e pamundur tė bėjmė parashikime."


Kėtė dialog tė shkurtėr e kemi marrė nga Richard dhe David Madow dy kolegė Amerikanė qė shkruajnė nė njė website amerikan pėr stomatologjinė. Pėrmbajtjen e pėrgjigjes mund ta personalizoni por e rėndėsishme ėshtė tė edukoni tė gjithė ekipin me njė tekst tė shkruar nė mėnyrė qė tė pėrgjigjeni tė gjithė njėsoj. Shpesh pacienti i bėn pyetje doktorit e mė pas higjenistit ose asistentes nė poltron: tė ofrosh pėrgjigje kontradiktore ėshtė e dėmshme.


Pyetjet qė bėn pacienti janė shpesh tė njėjta: "pse duhet tė bėj terapinė parodontale dhe jo pastrimin e thjeshtė tė dhėmbėve"; ose "pse duhet tė vė kurorė dhe tė mos bėj njė mbushje tė thjeshtė."
Njė dokument me disa rreshta qė shpėrndahet nė mėnyrė periodike gjatė mbledhjeve tė ekipit mund tė bėjė diferencėn. Nė ditėn tonė tė punės duhet tė veshim rroba tė ndryshme, ajo e komunikimit ėshtė e rėndėsishėm pėr suksesin terapeutik dhe financiar tė klinikės.


Nėn kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 101 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D