Halitosis, njė problem social i nėnvlerėsuar. Si mund tė ndėrhyjnė mjeku, dentisti dhe higjenisti

| 24 Tetor 2015 |

Halitosis, njė problem social i nėnvlerėsuar. Si mund tė ndėrhyjnė mjeku, dentisti dhe higjenisti

Halitosis ėshtė njė problem shumė i njohur nga dentistėt por jo aq i marrė nė konsideratė nga qytetarėt qė, shpesh, nuk e lidhin “erėn e keqe tė gojės” me probleme tė shėndetit oral.


Halitosis, njė problem social i nėnvlerėsuar. Si mund tė ndėrhyjnė mjeku, dentisti dhe higjenisti
Halitosis ėshtė njė problem shumė i njohur nga dentistėt por jo aq i marrė nė konsideratė nga qytetarėt qė, shpesh, nuk e lidhin "erėn e keqe tė gojės" me probleme tė shėndetit oral.
"Halitosis ėshtė njė term pėrgjithėsisht i pėrdorur pėr tė treguar erėn e pakėndshme ose tė keqe qė vjen nga shkaqe fiziologjike ose patologjike, orale ose sistemike", shpjegon Silvio Abati - Profesor i Sėmundjeve Odontostomatologjike - DISS - Universiteti i Milano - s dhe Drejtor i SSD Qendra DH Diagnoza Orale - AO San Paolo.


"Qė nė kohėt antike" - "vijon prof. Abati - "ėshtė pėrmendur halitosis dhe masat e mundshme pėr ta larguar: ėshtė e mundur tė gjesh shkrime mbi shkaqet dhe  kurat pėr erėn e keqe tė gojės qė nga koha e Grekėve tė lashtė dhe Romakėve dhe ekzistojnė referime pėr kėtė patologji, si pėr shembull nė tekstet e shenjta hebraike, islamike dhe nė Bibėl."


Pavarėsisht se ėshtė njė problem "antik" dhe jashtėzakonisht i bezdisshėm, prof. Abati kujton sesi "mbi kėtė temė shumė aspekte janė ende pak tė njohur, por rėndėsia shėndetėsore dhe socio-ekonomike e problemit ėshtė sigurisht e rėndėsishme, jo vetėm pėr pėrhapjen e saj tė gjerė por edhe pėrsa i pėrket testeve dhe kurave mjekėsore dhe stomatologjike por edhe pėr konsumin e produkteve tė pėrgjithshme ose specifike, si shpėlarės goje, pasta dhėmbėsh, furēa, ēamēakėzė dhe karamele."
Era e pakėndshme qė vjen nga goja ka ndikime tė rėndėsishme individuale dhe sociale: shpesh ėshtė shkak pėr shqetėsim nė momentet kur ndėrmerren raporte sociale ose miqėsore.
"Shqetėsime", thekson Abati, "qė mund nė disa raste tė bėhen ose tė maskojnė njė shqetėsim tė madh psikiatrik derisa shfaqin simptoma fobike serioze (halitofobia) ose psikoza me delire qė kanė si referim nuhatjen."


Njė qasje multidispilinore e mjekut, stomatologut dhe higjenistit dentar qė duhet tė zhvillohet, kėshillon prof. Abati, kryesisht me katėr veprime:
1) Njė qasje e pėrshtatshme empatike.
2) Njė diagnozė e kujdesshme.
3) Njė terapi e shkaqeve orale tė mundshme.
4) Kėshillimi i informuar qė pėrfshin jo vetėm kontrastin e faktorėve lokalė specifik, por njė marrje nė konsideratė tė pėrshtatshme pėr patologjitė orale qė kontribuojnė, si kserostomia, zakonet dhe stilet e jetesės jo shumė tė shėndetshme, si duhan pirja, konsumi i tepėrt i pijeve alkoolike, dieta e pasur me yndyrna dhe proteina shtazore duke mos hequr plotėsisht mbetjet e ushqimeve nė gojė, periudha tė gjata pa ngrėnė gjatė ditės tė shoqėruar me dehidratim nga mungesa e lėngjeve, konsumi i pamjaftueshėm i probiotikėve, frutave dhe zarzavateve tė freskėta.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D