Provimi i ricertifikimit nė muajin tetor, ja ē'duhet tė dini

| 30 Shtator 2015 |

Provimi i ricertifikimit nė muajin tetor, ja ē'duhet tė dini

Stomatologėt qė nuk kanė plotėsuar numrin e krediteve apo nuk kanė marrė pjesė nė Programin e Edukimit nė Vazhdim do tė japin provimin e ricertifikimit nė muajin tetor, njėsoj si mjekėt dhe farmacistėt. Megjithatė datat e zhvillimit tė tij nuk janė pėrcaktuar ende nga Agjencia Kombėtare e Provimeve.


Stomatologėt qė nuk kanė plotėsuar numrin e krediteve apo nuk kanė marrė pjesė nė Programin e Edukimit nė Vazhdim do tė japin provimin e ricertifikimit nė muajin tetor, njėsoj si mjekėt dhe farmacistėt. Megjithatė datat e zhvillimit tė tij nuk janė pėrcaktuar ende nga Agjencia Kombėtare e Provimeve.

"Ashtu siē ishte parashikuar provimi do tė zhvillohet nė muajin tetor dhe do tė bazohet nė programet orientuese qė janė publikuar mė herėt", ėshtė shprehur Entela Shehu, drejtoreshė e Qendrės Kombėtare tė edukimit nė Vazhdim. Ndėrkohė Ministria e Shėndetėsisė ka konfirmuar se profesionistėt qė nuk e kalojnė provimin e ricertifikimit do t'iu pezullohet licenca.
"Provimi i ricertifikimit kryhet pėr tė vlerėsuar nivelin e njohurive dhe kompetencave tė profesionistėve qė nuk janė angazhuar plotėsisht nė edukimin e tyre nė vazhdim gjatė njė cikli ricertifikimi dhe pėr tė garantuar pėrputhjen me kėrkesat bashkėkohore tė praktikės profesionale. Pas pėrfundimit me sukses pjesėmarrėsit nė provim i jepet dėshmia pėrkatėse, e cila dorėzohet pranė Urdhrit Profesional", shkruhet nė rregulloren e publikuar nga QKEV.

Pėr regjistrimin nė provim, profesionistėt duhet tė paraqesin pranė AKP-sė njė kėrkesė me shkrim, bashkėngjitur sė cilės duhet tė kenė edhe njė fotokopje tė kartės sė identitetit, tė lejes sė ushtrimit tė profesionit dhe faturėn e pagesės sė provimit. Provimi do tė konsiderohet i dhėnė me sukses vetėm nėse profesionisti merr tė paktėn 50% tė pikėve maksimale. Nė rast se nuk ėshtė i kėnaqur me pikėt e marra nė provim, ai mund tė paraqesė ankimimin me shkrim pranė AKP-sė 5 ditėt e para nga shpallja e rezultatit.
Sipas QKEV-sė pėrjashtohen nga detyrimi i provimit tė gjithė ata qė e kanė marrė lejen e ushtrimit tė profesionit pas datės 1 janar 2012, si dhe tė punėsuarit nė shėrbimin publik qė ju mbeten edhe 2 vjet ose mė pak kohė pėr tė mbushur moshėn e pensionit.

Profesionisti pjesėmarrės nė provimin e ricertifikimit ka tė drejtė tė pėrsėrisė njė herė provimin brenda 6 mujave pas dhėnies nė herėn e parė dhe nė njė kohė tė dytė jo mė shumė se 5 herė.  Profesionisti pjesėmarrės nė provim ka tė drejtė tė verifikojė pėrgjigjet e dhėna dhe tė kontestojė rezultatin me njė ankesė me shkrim pranė AKP-sė brenda 5 ditėve nga shpallja e rezultatit",  thuhet nė rregullore. Kjo ėshtė hera e parė qė do tė zhvillohet provimi i ricertifikimit pėr bluzat e bardha.
 
Nė Download Center gjeni programin orientues pėr provimin e stomatologėve.


 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 108 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D