Pėrfshirja nė Regjistrin Kombėtar tė USSH, detyrim pėr stomatologėt qė tė vazhdojnė tė ushtrojnė profesionin

| 25 Shtator 2015 |

Pėrfshirja nė Regjistrin Kombėtar tė USSH, detyrim pėr stomatologėt qė tė vazhdojnė tė ushtrojnė profesionin

Rreth njė javė mė parė kreu i USSH-sė, dr.Nikoll Deda, na pohoi se Urdhri po punon pėr realizimin e Regjistrit Kombėtar tė Stomatologėve, i cili do tė jetė i disponueshėm si nė format elektronik ashtu edhe nė letėr.


Rreth njė javė mė parė kreu i USSH-sė, dr.Nikoll Deda, pohoi pėr Dentist33.al se Urdhri po punon pėr realizimin e Regjistrit Kombėtar tė Stomatologėve, i cili do tė jetė i disponueshėm si nė format elektronik ashtu edhe nė letėr. "Nė Regjistrin Kombėtar do tė figurojnė tė gjithė stomatologėt qė ushtrojnė profesionin nė Shqipėri, vendas apo tė huaj qofshin, si dhe tė gjithė stomatologėt qė aktualisht rezultojnė tė paregjistruar. Pėr hartimin e tij jemi mbėshtetur nė dosjet e marra nga Urdhri i Mjekut, janė rreth 3000 tė tilla qė do tė kalojnė pėrmes njė procesi verifikimi", u shpreh kreu i USSH-sė.
Pra, qė stomatologėt tė vazhdojnė tė gėzojnė tė drejtėn e ushtrimit tė profesionit duhet tė jenė domosdoshėmrisht pjesė e kėtij regjistri dhe tė kenė tė qartė procedurėn qė duhet tė ndjekin pėr kėtė qėllim. Ata qė kanė njė leje tė vlefshme ushtrimit tė profesionit kalojnė automatikisht nė kėtė regjistėr, por nuk ndodh e njėjta gjė me stomatologėt e sapodiplomuar, atyre qė iu ka skaduar licenca, apo qė nuk kanė qenė tė regjistruar as nė Urdhrin e Mjekut para krijimit tė USSH-sė. Tė tre kėto kategori, sė pari duhet tė pėrfshihen nė regjistrin rajonal tė stomatologėve dhe mė pas duhet tė paraqiten nė zyrat qendrore tė USSH-sė (nė rrugėn "Artan Hoxha", pranė Zogut tė Zi) pėr tė bėrė regjistrimin nė atė kombėtar. Aktualisht Urdhri ėshtė i pozicionuar nė 7 rajone: Tiranė, Durrės, Shkodėr, Elbasan, Fier, Vlorė, Lezhė.
Nė momentin e regjistrimit, stomatologėt duhet tė kenė me vete diplomėn e noterizuar dhe pėr ata qė kanė studiuar jashtė Shqipėrisė diploma duhet tė jetė e njehsuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Tė sapodiplomuarit gjithashtu duhet tė kryejnė praktikėn 3-mujore pranė klinikave tė licencuara dhe nė fund pėr t'u pajisur me licencė do tė duhet tė japin edhe njė provim.
"Ne si ent pėrfaqėsues i kėtyre profesionistėve synojmė tė stimulojmė standardin nė njė treg qė deri mė sot ka funksionuar pa rregulla. Po ashtu, realizimi i njė kodi etik i formuluar nga elita e profesoratit dhe pėrfaqėsues tė klinikave mė tė mira dentare do tė na ndihmojė nė misionin tonė", shton dr.Deda.
Ndėrkaq, tarifa qė duhet tė paguajė njė stomatolog pėr USSH-nė ėshtė 1000 lekė tė reja nė muaj, shumė e cila mund tė paguhet edhe njė herė nė vit me njė limit kohe deri nė muajin mars tė vitit tė ardhshėm. Nė kėtė vit tė parė, Urdhri i Stomatologut financohet nga Ministria e Shėndetėsisė.

 

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 113 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D