Pas reagimit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė ndaj deklaratės sė kreut tė UMSH-sė qė nėnvizonte ashpėrsinė e sanksioneve pėr mjekėt me zero kredite dhe konkretisht largimin e tyre nga puna, Dentist33.al u interesua pranė Urdhrit tė Stomatologut pėr qėndrimin qė mban ky ent nė lidhje me dentistėt me zero kredite dhe ata qė nuk kanė pėrmbushur kuotėn e detyrueshme prej 100 kreditesh.
"Ka rreth 1 muaj e gjysmė qė Urdhri i Stomatologut ka filluar me procesin e licencimit pėr tė gjithė stomatologėt dhe ndihmės-stomatologėt qė kanė kaluar pragun e nevojshėm tė ricertifikimit prej 100 kreditesh. Pėr stomatologėt qė kanė grumbulluar njė numėr tė caktuar por jo mė shumė se 100 kredite, si dhe pėr ata me zero tė tilla Urdhri i Stomatologut ka dėrguar shkresėn pėr pezullimin e licencės pranė Inspektoratit Shtetėror Shėndetėsor. Megjithatė, tė gjithė kėta profesionistė, rreth 700 nė numėr, do tė marrin pjesė nė Provimin e Ricertifikimit i parashikuar pėr t'u zhvilluar deri nė dhjetor tė kėtij viti, ku do t'u jepet mundėsia tė provojnė njohuritė e tyre dhe tė vazhdojnė tė ushtrojnė profesionin", shprehet pėr Dentist33.al kreu i USSH, Dr. Nikoll Deda.
Por ende nuk ėshtė e qartė se ēfarė do t'i penalizojė mė shumė stomatologėt me 0 kredite nė krahasim me ata qė kanė arritur tė mbledhin njė numėr tė pamjaftueshėm kreditesh.
Ndėrkaq i pyetur pėr vijimėsinė e punės brenda Urdhrit, Dr. Deda thotė se ėshtė duke u krijuar Regjistri Kombėtar i Stomatologėve i cili do tė jetė i disponueshėm si nė format elektronik ashtu edhe nė atė tė zakonshėm, nė letėr. "Kemi filluar punėn me Regjistrin Kombėtar tė Stomatologėve, ku do tė figurojnė tė gjithė stomatologėt e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ata qė rezultojnė tė paregjistruar sot. Pėr hartimin e tij jemi mbėshtetur nė dosjet e marra nga Urdhri i Mjekut dhe jemi nė vijimėsi tė procesit", pėrfundon kreu i USSH-sė.