Urdhri i Stomatologut: Shkeljet e distributorėve dhe klinikave private, ja masat qė do tė marrim

| 17 Korrik 2015 |

Urdhri i Stomatologut: Shkeljet e distributorėve dhe klinikave private, ja masat qė do tė marrim

Me tė nisur nga puna Urdhri i Stomatologut, planifikon tė ngrejė njė ekip inspektimi dhe do tė kontaktojė me tė gjithė distributorėt pėr tė kontrolluar se ēfarė materialesh hyjnė nė vend, nėse janė tė certifikuara dhe pėr ato pa faturė do tė ketė penalizime.

Dorina Gjuzi


Qė nga fillimi i 2015-ės puna pėr krijimin e strukturave tė Urdhrit tė Stomatologut ka qenė e shpejtė. U pėrmbyllėn fazat kryesore si: formimi i kėshillave rajonalė, ngritja e Kėshillit Kombėtar me 25 anėtarė dhe zgjedhja e Presidentit tė Urdhrit, Dr. Nikollė Deda. Kreu i USSH-sė shprehet entuziast pėr punėn qė e pret Urdhrin. "Deviza jonė si ent pėrfaqėsues i kėtyre profesionistėve ėshtė ngritja dhe stimulimi i standardit nė njė treg qė deri mė sot ka funksionuar pa rregulla. Jo vetėm do tė mbrojmė interesat e stomatologėve, por do tė rregullojmė raportet e konkurrencės ndėrmjet klinikave nė tė mirė tė shėrbimit stomatologjik nė vend. Realizimi i njė kodi etik i cili bazėn e ka nė kodin e etikės sė mjekėve, por i pėrshtatur pėr stomatologėt dhe i formuluar nga elita e profesoratit dhe pėrfaqėsues tė klinikave mė tė mira dentare do tė na ndihmojė nė misionin tonė", shprehet z.Deda pėr Dentist33.al.
 Por pavarėsisht entuziazmit, situata nė stomatologjinė nė vend nuk ėshtė ndėr mė tė mirat. Pėr kreun e USSH-sė ky treg ėshtė i mbingopur me dentistė tė rinj dhe konkurrenca e pandershme ka rėnė nė kurriz tė cilėsisė sė shėrbimit, kryefjalė e shqetėsimit tė pacientėve:  "Rreth 30% e shėrbimit stomatologjik, i vendosur kryesisht nė qytetet e mėdha ėshtė i mirėkualifikuar, por nuk mund tė them tė njėjtėn gjė pėr pjesėn tjetėr. Mendoj se aktualisht Stomatologjia shqiptare ėshtė nė krizė pėr shkak tė mbipopullimit tė tregut me prurje tė reja, numėr i cili duhet kufizuar. Qė nga viti '93 nuk kemi rritje tė ēmimeve pėr shkak edhe tė rritjes sė konkurrencės sė pandershme. Nuk ka pasur asnjėherė njė njėsi kontrolli dhe nuk ėshtė trajtuar as ēėshtja e materialeve dhe as ajo e ēmimeve".
Me tė nisur nga puna Urdhri i Stomatologut, planifikon tė ngrejė njė ekip inspektimi dhe do tė kontaktojė me tė gjithė distributorėt pėr tė kontrolluar se ēfarė materialesh hyjnė nė vend, nėse janė tė certifikuara  dhe pėr ato pa faturė do tė ketė penalizime. "Megjithatė, Urdhri nuk ėshtė projektuar si njė organ pėr kontrollin e klinikave nė terren sepse nuk e kemi dhe strukturėn tė tillė. Me kėtė  do vazhdojė tė merret Inspektorati i Shėndetit i cili do tė marrė parasysh kėrkesat tona pėr raste specifike tė sinjalizuara. Gjithashtu do tė kėrkojmė qė tė mos ketė reklama me ēmime dhe nga ana tjetėr do ngremė njė komision qė tė inspektojė rastet kur vihen ēmime shėrbimi poshtė kostos reale tė tyre pėr tė verifikuar nėse kėtė gjė klinikat e bėjnė nė kurriz tė cilėsisė", pėrfundon z.Deda. Sipas ligjit, rastet e shkeljeve mund tė gjobiten nga 1000 lekė tė reja deri nė heqje licence pėr 6 vjet.
 

 

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 128 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D