Urdhri i Stomatologut, Dr.Nikollė Deda: Sė shpejti nis ricertifikimi i mjekėve stomatologė dhe ndihmės-stomatologėve


|

| 12 Maj 2015 |

Urdhri i Stomatologut, Dr.Nikollė Deda: Sė shpejti nis ricertifikimi i mjekėve stomatologė dhe ndihmės-stomatologėve

Nė njė intervistė pėr Dentist33.al, presidenti i Urdhrit tė Stomatologut deklaron se aktualisht numėrohen 2.800 stomatologė tė certifikuar dhe 1000 tė tjerė tė pacertifikuar. “Ne jemi duke pritur tė na jepet buxheti,- deklaron Deda

Alma Demiraj


Nė njė intervistė pėr Dentist33.al, presidenti i Urdhrit tė Stomatologut deklaron se aktualisht numėrohen 2.800 stomatologė tė certifikuar dhe 1000 tė tjerė tė pacertifikuar. "Ne jemi duke pritur tė na jepet buxheti,- deklaron Deda,- dhe tė nisim menjėherė nga puna pėr tė fituar nga koha e humbur. Buxheti pėr vitin e parė tė Urdhrit tė Stomatologut si ent publik jepet nga Ministria e Shėndetėsisė dhe mė pas ai funksionon nė bazė tė tė ardhurave qė grumbullohen nga kontributet e stomatologėve.

"Puna e Urdhrit tė Stomatologėve do tė nisė me kontrollin e standardeve tė klinikave, nivelin e teknologjisė qė stomatologėt pėrdorin nė klinikat e tyre, niveli teknik tė mjekut stomatolog e tė tjera. Ne do tė stimulojmė ngritjen e standardeve", shprehet Dr.Nikollė Deda.

Stomatologėt ashtu si dhe farmacistėt do tė kenė njė kuotė mujore prej 1000 lekėsh tė vjetra nė muaj qė do ta derdhin pėr anėtarėsimin pranė Urdhrit tė Stomatologut.

Nė mbledhjen e radhės tė Kėshillit Kombėtar tė Urdhrit tė Stomatologut do tė miratohet Statuti, Rregullorja, kodi etik dhe kriteret e ricertifikimit tė stomatologėve. Kjo mbledhje pritet tė zhvillohet pas njė muaji.




Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 193 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D