Zgjidhet nė krye tė Urdhrit tė Stomatologėve Dr. Nikoll Deda


|

| 5 Maj 2015 |

Zgjidhet nė krye tė Urdhrit tė Stomatologėve Dr. Nikoll Deda

Pėr herė tė parė stomatologėt do tė kenė Urdhėr mė vete, i cili do t’i pėrfaqėsojė ata nė mbrojtje tė interesave tė tyre, si dhe do tė rregullojė marrėdhėniet ndėrmjet tyre nė shėrbim tė publikut.

Alma Demiraj


Pėr herė tė parė stomatologėt do tė kenė Urdhėr mė vete, i cili do t'i pėrfaqėsojė ata nė mbrojtje tė interesave tė tyre, si dhe do tė rregullojė marrėdhėniet ndėrmjet tyre nė shėrbim tė publikut. Deri mė tani tregu stomatologjik ka funksionuar pothuajse pa rregulla, i lėnė nė ndėrgjegjen e secilit pėr tė ofruar shėrbim cilėsor, tė pėrfaqėsuar nga Urdhri i Mjekut. Tanimė qė tė ushtrohet profesioni i stomatologut apo i ndihmės-stomatologut duhet tė bėhesh anėtar i Urdhrit tė Stomatologut, tė licencohesh prej tij  dhe pėr kėtė ka disa kritere tė pėrcaktuara nė nenin 5 tė  statutit te Urdhrit tė Stomatologut.
 Misioni i Urdhrit tė Stomatologėve ėshtė ruajtja e standardeve tė larta nė formimin dhe ushtrimin e profesioneve nė fushėn e stomatologjisė dhe mbrojtja e pacientėve dhe publikut nga keq-ushtrimi i profesionit tė stomatologut.
 a) tė ketė njė diplomė pėr ndihmės-stomatolog, tė njohur nga ministria pėrgjegjėse pėr arsimin.
 b) nė momentin e kėrkesės pėr anėtarėsim, tė mos jetė i dėnuar me vendim tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė krimi apo pėr kryerjen e njė kundėrvajtjeje penale.
 c) tė njohė dhe tė zotohet me shkrim qė do tė zbatojė kėrkesat e legjislacionit nė fuqi, statutin dhe Kodin Etik Deontologjik Stomatologjik.
 Procedura e regjistrimit tė ndihmės-stomatologėve nė urdhėr pėrcaktohet nė statutin e Urdhrit tė Stomatologut.
 5. Urdhri, me akte tė veēanta, pėrcakton mėnyrėn e regjistrimit tė anėtarėve, tė evidentimit e tė mirėmbajtjes sė regjistrave, pėrmbajtjen e tyre dhe formėn e shkresave, vėrtetimeve e akteve tė tjera, si dhe vulėn e Urdhrit, nė bazė tė evidencės zyrtare.
Urdhri i Stomatologėve ėshtė ent publik i cili financohet nga kuotat e anėtarėsisė sė Urdhrit dhe donacionet e ndryshme. Ai ka si detyrim tė mbajė marrėdhėnie tė ekuilibruara me institucionet e shėndetėsisė. Urdhri ka si detyrim tė mbėshtesė stomatologėt dhe ndihmės stomatologėt  pėr edukimin nė vazhdim.
Pas zgjedhjeve tė zhvilluara nė mes tė muajit prill sipas tė gjitha rregullave tė pėrcaktuara nė statut nė krye tė Urdhrit tė Stomatologėve do tė qėndrojė Dr.Nikoll Deda.
Nė Download Center do tė gjeni tė plotė Statutin e Urdhrit tė Stomatologėve (klikoni kėtu).



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 142 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D