705 profesionistė kanė dorėzuar ankimimet nė QKEV pėr mosnjohjen e krediteve


|

| 4 Maj 2015 |

705 profesionistė kanė dorėzuar ankimimet nė QKEV pėr mosnjohjen e krediteve

Janė plot 705 farmacistė, mjekė dhe stomatologė qė kanė depozituar ankimimet e tyre pranė Qendrės Kombėtare tė Edukimit nė Vazhdim pėr rishikimin e numrit tė krediteve



Janė plot 705 farmacistė, mjekė dhe stomatologė qė kanė depozituar ankimimet e tyre pranė Qendrės Kombėtare tė Edukimit nė Vazhdim pėr rishikimin e numrit tė krediteve. 30 prilli ishte dhe dita e fundit e dorėzimit tė certifikatave dhe dokumenteve qė vėrtetojnė se gjatė 5 viteve tė kaluara, ata kanė marrė mė shumė kredite nga sa janė dokumentuar nga QKEV.

Mes tyre ka profesionistė qė pretendojnė se e kanė plotėsuar numrin e detyrueshėm tė krediteve dhe duhet tė ishin pėrfshirė nė listat e publikuara nga QKEV, por ka edhe nga ata qė rezultojnė me zero kredite dhe kanė dorėzuar ankesat me shpresėn qė tė mos u shpallet vakant vendi i punės.

Megjithatė, kreu i kėtij institucioni, Entela Shehu, pohon se jo tė gjitha kėrkesat do tė aprovohen. Kėshtu nga 1 deri mė 10 maj do tė vijojė puna pėr verifikimin e secilit ankimim, pėr tė publikuar mė pas listėn pėrfundimtare tė profesionistėve me kredite tė plotėsuara.

"Mjekėve me zero kredite nė sektorin publik do t'u shpallet vendi vakant. Kjo do tė thotė se do tė hapen konkurse pėr vendin e tyre tė punės, pasi kėta tė fundit do tė shkarkohen. Por kjo, vetėm pasi tė jenė zėvendėsuar pozicionet e tyre tė punės. Ata do tė futen nė provim ricertifikimi, nė mėnyrė qė tė fitojnė tė drejtėn pėr tė ushtruar sėrish profesionin", ėshtė shprehur znj Shehu pėr gazetėn "Shqip" . Ndėrsa, farmacistėt, mjekėt e stomatologėt qė edhe pas verifikimit tė ankesės, do tė rezultojnė me mė pak se numri i detyrueshėm i krediteve, nuk do tė lėvizin nga vendi i punės, por do tė duhet t'i nėnshtrohen provimit tė ricertifikimit deri mė 15 tetor 2015. 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 107 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D