Psoriaza dhe periodontiti. Studiohet lidhja ndėrmjet tyre

| 31 Mars 2023 |

Psoriaza dhe periodontiti. Studiohet lidhja ndėrmjet tyre


Psoriaza ėshtė njė sėmundje multisistemike inflamatore kronike qė verifikohet kryesisht nė dermė dhe epidermė, dhe prek 1-3% tė popullsisė nė mbarė botėn. Mendohet se njė rol tė rėndėsishėm nė imunopatogjenezėn e saj mund ta luajnė bakteret.

Periodontiti ėshtė njė sėmundje inflamatore kronike qė rrjedh nga njė infeksion oportunist i biofilmit tė pllakės endogjene. Periodontiti prek mbi 50% tė tė rriturve nė tė gjithė botėn dhe 5-10% e tyre paraqet njė formė tė rėndė tė sėmundjes qė ēon deri nė humbjen e dhėmbėve.

Nė kėto kushte, tė dyja kėto sėmundje paraqesin njė proces tė ngjashėm imunopatogjenik dhe ndajnė faktorė tė pėrbashkėt rreziku.

Studime tė ndryshme kanė tregojnė njė humbje mė tė madhe kockore te pacientėt me psoriazė dhe nė tė njėjtėn kohė njė shtim tė riskut tė psoriazės te pacientėt me sėmundje periodontale.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė studimin rast-kontroll, tė publikuar nė "Journal of Periodontology", janė ekzaminuar 397 individė me psoriazė (raste) dhe 359 individė pa psoriazė (kontrolli).

Tė gjithė individėt i janė nėnshtruar njė ekzaminimi periodontal tė plotė dhe janė vlerėsuar parametra tė ndryshėm: thellėsia e sondimit (PD), niveli i atashmentit klinik (CAL), gjakrrjedhja gjatė sondimit (BOP), indeksi i pllakės (PI).

Pėrveē kėsaj, u regjistruan disa tė dhėna si: gjinia, mosha, tė ardhurat familjare, niveli i edukimit, pėrdorimi i fillit interdentar, frekuenca e larjes sė dhėmbėve, indeksi i masės trupore, diabeti, pėrdorimi i barnave anti-ankth dhe antidepresivėve, zakonet e duhanpirjes dhe konsumimi i alkoolit.

Rezultatet

Pėrsa i pėrket variablave, individėt me psoriazė kanė treguar njė IMT nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė lartė (p<0,001), diabet (p=0,002), pėrdorim tė anksiolitikėve (p=0,002), antidepresivėve (p=0,006) dhe duhanit (p=0,022).

Njė prevalencė mė e madhe e periodontitit ėshtė observuar nė grupin e rasteve (46,1%) nė krahasim me grupin e kontrollit (33,1%). Pėrveē tė tjerash, prevalenca e periodontitit ėshtė rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme nė bazė tė shkallės sė rėndesės sė formave tė psoriazės (e lehtė 44,4%, e moderuar 46,3% dhe e rėndė 47,1%) tė dhėna qė tregojnė njė lidhje ndėrmjet kėtyre sėmundjeve.

Nė tė kundėrt, studimi i tanishėm nuk konfirmon njė lidhje ndėrmjet shkallės sė rėndesės sė personave tė prekur nga periodontiti dhe njė pranie mė tė madhe tė psoriazės.

Konkluzionet

Studimi tregon njė lidhje ndėrmjet psoriazės dhe periodontitit. Megjithatė, kėto rezultat mund tė konsiderohen njė pikė fillimi dhe janė tė nevojshme punime tė tjera pėr tė konsoliduar kėto tė dhėna.

Pėr mė shumė informacion:

Mendes VS, Cota LOM, Costa AA, Oliveira AMSD, Costa FO. Periodontitis as another comorbidity associated with psoriasis: a case‐control study.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Nuk ėshtė interesant ( 1 votim / mesatar 1 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D