1 nė 4 fėmijė me probleme tė kavitetit. Stomatologėt: Fėmijėt kanė nevojė tė orientohen saktė pėr higjienėn

| 6 Mars 2023 |

1 nė 4 fėmijė me probleme tė kavitetit. Stomatologėt: Fėmijėt kanė nevojė tė orientohen saktė pėr higjienėn


Njė nė katėr fėmijė ka probleme tė kavitetit dentar si pasojė e higjenės jo tė mirė dhe mungesės sė kontrolleve periodike. Kėto janė tė dhėnat paraprake tė depistimit qė po kryhet nė zonat periferike tė Tiranės nga kabinetet dentare tė lėvizshme qė ka vėnė nė dispozicion Ministria e Shėndetėsisė. Fėmijėt janė tė ndėrgjegjshėm pėr t'u kujdesur pėr dhėmbėt, por te dentisti shkojnė kur kanė probleme dhe jo pėr kontrolle rutinė. Nė periferi tė Tiranės fėmijėt thonė se kujdesen pėr higjienėn duke i larė dhėmbėt tė paktėn njė herė nė ditė.

"Unė i laj vetėm nė mėngjes dhėmbėt dhe jo ēdo ditė", shprehet njė prej nxėnėsve.

Prej dy javėsh nė shkollat e periferisė e Tiranės kanė nisur punėn dy kabinete dentare tė levizshme tė cilėt po ofrojnė fillimisht shėrbim depistues. Stomatologėt konstatojnė se 1 nė 3-4 fėmijė ka probleme me kavitetin dhe ndonjė dhėmballė, ndėrsa mėnyra e mbajtjes sė higjienės kėrkon orientim tė saktė.

"Kanė probleme dhe duhen orientuar. Kanė probleme me kavitetin i cili fatmirėsisht ėshtė nė fazė tė moderuar. Ne do tė kryejmė edhe profilaksi te fėmijėt pasi ėshtė e nevojshme. Kjo do tė thotė se duhet tė bėjmė pastrim tė gurėzave dhe fluorizim, pasi kėshtu ndihmojmė nė mbrojtjen e dhėmbėve", shprehet mjekja stomatologe.

Aktualisht nė shkollat vendit janė 19 njėsi tė reja dentare, ku vetėm 10 prej tyre ndodhen nė Tiranė. Nė kėto njėsi kryehen vetėm kontrolle depistuese pėr parandalimin e sėmundshmėrisė.

 

Alma Demiraj



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D