Dhimbjet muskuloskeletore te dentistėt. Shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme

| 1 Mars 2023 |

Dhimbjet muskuloskeletore te dentistėt. Shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme


Ērregullimet muskuloskeletore tė lidhura me ekspozimin ndaj faktorėve tė rrezikut nė vendin e punės janė problemi i dytė mė i zakonshėm qė lidhet me punėn nė mbarė botėn. Dentistėt nuk bėjnė pėrjashtim, ata mund t'i vėnė re kėto ērregullime qė nė vitet e para tė universitetit pėr t'u pėrkeqėsuar gradualisht me kalimin e kohės. Nė kėtė pėrfundim ka arritur njė kėrkim italian i kryer nga studiuesit e Universitetit Chieti nė Pescara, dhe i botuar nė revistėn "Front".

Pėr shkak tė qėndrimit tė gabuar qė merr trupi gjatė orarit tė punės, theksojnė studiuesit, lindin kontraktime statike dhe tė zgjatura tė muskujve, tė cilat shpesh i bėjnė subjektet tė marrin medikamente pa recetėn adekuate tė cilat  nuk e luftojnė problemin nė burimin e tij.

Prania e dhimbjeve muskulo-skeletore ėshtė ekzaminuar duke patur parasysh parametra tė ndryshėm si gjinia, mosha, lloji i dentistit nė fjalė dhe cilin specializim mjekėsor ka ushtruar, pėrveē orėve tė punės sė kryer nė ditė dhe viteve tė punės, sė fundi, por jo mė pak e rėndėsishme, konsiderohet si faktor mbrojtės edhe aktiviteti fizik i ushtruar jashtė mjedisit tė punės. Studimi pėrshkruan gjithashtu vendndodhjen e simptomave tė dhimbshme qė lidhen me sistemin muskuloskeletor dhe ēfarė ndikimin e tyre nė performancėn e punės.

Ērregullimet muskuloskeletore paraqesin simptoma qė fillojnė herėt dhe pėrkeqėsohen nė mėnyrė progresive pėr njė periudhė kohe afatmesme dhe afatgjatė. Nė pėrgjithėsi, shpjegojnė studiuesit, kėto probleme kanė treguar se si zhvillimi i teknologjive ndėr vite ka ēuar nė disa ndryshime nė qėndrimin e dentistėve gjatė punės, pėrveē pėrsėritjes sė gjesteve qė i thekson mė tej kėto dhimbje. Nė kėto situata pėrfshihen veēanėrisht faktorėt biomekanikė si pjerrėsia dhe rrotullimi i qafės, tė cilėt ēojnė nė probleme tė kolonės vertebrale; nė fakt ērregullimet muskuloskeletore pėrfshijnė muskujt, tendinat, kyēet, kėrcin, nervat, ligamentet.

Pėr tė pėrmirėsuar qėndrimin gjatė punės dhe pėr tė shmangur shfaqjen e dhimbjeve muskulo-skeletore nė shpatulla, qafė, zonėn e cervikales dhe shpinės, ėshtė e rėndėsishme tė ndiqen udhėzimet pėr pozicionet mė ergonomike dhe mė tė pėrshtatshme pėr shėndetin qė duhet tė marrė dentisti.

Disa faktorė rreziku specifik, tė identifikuar nga studimi, janė pėr shembull pėrdorimi i disa mjeteve, tė pėrdorura nė mėnyrė specifike nga dentisti dhe parashikojnė praninė e dridhjeve ose mjeteve, pėrdorimi i pėrditshėm i tė cilave ēon nė zhvillimin e ngarkesave tė tepėrta nė disa zona tendin-muskujsh, pastaj duke e detyruar profesionistin tė marrė njė pozicion tė pasaktė. Zona lumbale dhe sakrale e shtyllės kurrizore ėshtė gjithashtu e rrezikuar te dentistėt pėr shkak tė orėve tė shumta tė njėpasnjėshme tė qėndrimit ulur dhe nė njė pozicion statik.

Prandaj, ėshtė e rėndėsishme qė tė mos nėnvlerėsohen kėto probleme dhe tė ndėrhyhet menjėherė, kėshillojnė studiuesit, duke korrigjuar zakonet e gabuara tė punės pėr tė kundėrshtuar fillimin e dhimbjes nė lidhje me sferėn muskulo-skeletore dhe duke kryer aktivitet fizik.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D