Ushqyerja korrekte dhe ndikimi i saj nė shėndetin oral

| 18 Tetor 2022 |

Ushqyerja korrekte dhe ndikimi i saj nė shėndetin oral


Dihet tashmė  se ushqimi i duhur lidhet me njė shėndet tė pėrgjithshėm mė tė mirė. Por a vlen kjo edhe pėr zgavrėn e gojės? Absolutisht! Dieta jonė padyshim qė ndikon nė shėndetin e gojės sonė. Mė poshtė janė tė listuara disa kėshilla qė dentistėt duhet t'ia japin pacientėve pėr tė parandaluar sėmundjet qė mund tė prekin zgavrėn e gojės.

Kufizoni konsumin e sheqernave

Sigurisht, nė radhė tė parė, ėshtė e nevojshme t'i shpjegohet pacientėve se pėr tė parandaluar shfaqjen e lezioneve tė kariesit (kariesi ėshtė njė nga sėmundjet mė tė zakonshme nė botė) do tė ishte e pėrshtatshme tė reduktohej konsumi i sheqernave tė thjeshta. Kėto, nė fakt, mund tė pėrdoren nga bakteret kariogjene, tė cilat - duke prodhuar substanca acidike - janė nė gjendje tė "sulmojnė" smaltin, duke gjeneruar kėshtu lezione karioze. Kufizimi i konsumit tė sheqerit nuk duhet tė lidhet vetėm me sasinė e marrė, por edhe me shpeshtėsinė e konsumit. Nė fakt, sa mė shpesh tė konsumohen sheqernat, aq mė i madh ėshtė efekti i tyre i dėmshėm. Pėrveē kėsaj, njė dietė e pasur me sheqerna mund tė nxisė edhe shfaqjen e sėmundjeve sistemike, mbi tė gjitha diabetit, i cili ėshtė gjithashtu i lidhur ngushtė me periodontitin.

Zgjidhni ushqimet "tė forta" mbi ato me konsistencė tė butė

Asnjėherė nuk duhet neglizhuar konsistenca e ushqimit. Konsumimi i ushqimeve me konsistencė mė tė fortė, pėr shembull perimet e papėrpunuara, mund tė ketė efekte tė dobishme nė shėndetin e gojės, pasi kėto ushqime veprojnė si "furēa dhėmbėsh natyrale" dhe kėshtu lejojnė pastrimin mė tė mirė tė dhėmbėve.

Konsumoni fruta dhe perime

Vitaminat qė pėrmbajnė frutat dhe perimet janė nė gjendje tė mbajnė dhėmbėt dhe gengivat tė shėndetshme. Mungesa e vitaminės D, pėr shembull, mund tė ndėrhyjė nė pėrthithjen e kalciumit dhe gjithashtu mund tė shkaktojė disa shqetėsime, tė tilla si djegia e gojė dhe kserostomia. Vitamina B ka efekte edhe nė zgavrėn e gojės: mungesa e vitaminave tė kėtij grupi mund tė shkaktojė probleme me ndjeshmėrinė.

Lexoni me kujdes etiketat

Nė dritėn e asaj qė ėshtė shkruar deri tani, ėshtė praktikė e mirė qė pacientėt tė kėshillohen qė tė lexojnė me kujdes etiketat e ushqimeve qė blejnė. Nė fakt, do tė ishte e kėshillueshme tė zgjidhni produkte me njė sasi tė reduktuar sheqernash (veēanėrisht sheqerna tė thjeshta) dhe yndyrna (sidomos ato tė ngopura), pėr tė mbajtur gojėn tė shėndetshme.

Qėndroni tė hidratuar

Gjithashtu nuk duhet harruar edhe marrja e ujit: mbajtja e mukozave tė hidratuara nė mėnyrė adekuate ėshtė e rėndėsishme pėr shėndetin e tyre dhe e njėjta gjė vlen edhe pėr dhėmbėt. Nėse nuk merrni mjaftueshėm lėngje (tė paktėn 1,5-2 litra ujė nė ditė), mund tė ketė pasoja nė prodhimin e pėshtymės, e cila me funksionet e saj tė shumta luan njė rol themelor nė mbrojtjen e zgavrės sė gojės.

Kufizoni konsumimin e alkoolit

Sė fundi, duhet theksuar se njė dietė e gabuar mund tė lidhet edhe me patologji neoplazike. Pėrveē pirjes sė duhanit, njė shkaktar i njohur i llojeve tė ndryshme tė kancerit, dieta mund tė ketė pasoja edhe nė kėtė aspekt: prandaj do tė ishte e kėshillueshme qė pacientėve t'u shpjegohej qė tė kufizojnė konsumin e alkoolit dhe salsiēeve, duke preferuar nė vend tė tyre marrjen e frutave, perimeve, peshkut dhe mishit tė bardhė.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D