Long-Covid. Kohėzgjatja e simptomave dhe rreziku pėr sėmundje autoimune

| 12 Tetor 2022 |

Long-Covid. Kohėzgjatja e simptomave dhe rreziku pėr sėmundje autoimune


Njė studim i publikuar nė European Respiratory Journal me autor kryesor Manali Mukherjee nga Universiteti McMaster nė Kanada, ka arritur nė pėrfundimin se pacientėt me long Covid, nėse vazhdojnė tė kenė simptoma pėr mė shumė se 12 muaj, ata janė tė prirur tė  zhvillojnė njė reaksion autoimun.

Lajmi i mirė ėshtė se tre nga katėr pacientė shėrohen nga Long Covid brenda njė viti pas infektimit.

Ekspertėt studiuan 106 pacientė tė cilėt ishin shėruar nga Covid dhe dy grupe kontrolli qė nuk ishin tė infektuar. Nė tre raste nė 3, 6 dhe 12 muaj pas shėrimit, pacientėt u pyetėn nėse kishin vėshtirėsi nė frymėmarrje, kollė ose lodhje (simptoma tipike tė long Covid).

Studiuesit analizuan gjithashtu gjakun e tė gjithė kampionit pėr tė kontrolluar praninė e antitrupave tė veēantė, tė ashtuquajturat autoantitrupa, pra ato qė prekin qelizat dhe indet e shėndetshme tė trupit, tė cilat shkaktojnė sėmundje autoimune. Pothuajse 80% e tė shėruarve nga Covid-19 kishin dy ose mė shumė nga kėto antitrupa nė gjakun e tyre nė 3 dhe 6 muaj pas infektimit. Pėrqindja ra nė 41% pas njė viti. Shumica e pjesėmarrėsve tė shėndetshėm nuk kishin autoantitrupa.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se dy "autoantitrupa" specifikė (tė quajtur U1snRNP dhe SSb-La), sė bashku me proteinat qė shkaktojnė inflamacion (citokina), vazhduan nė rreth 30% tė pacientėve tė shėruar pas njė viti, veēanėrisht pėr pacientė me long Covid.

"Shumica e pacientėve nė studimin tonė, edhe nėse kishin autoantitrupa menjėherė pas infektimit, u shėruan plotėsisht pas 12 muajsh", shpjegon Mukherjee. Edhe pse, pėr pacientėt me long Covid pėr mė shumė se njė vit, autoantitrupat vazhdojnė.

"Rezultatet tregojnė nevojėn pėr tė kontrolluar shenjat e sėmundjes autoimune te pacientėt me long Covid qė zgjat pėr njė vit ose mė shumė. Studimi i kėtyre pacientėve do tė vazhdojė edhe pėr njė vit tjetėr pėr tė parė se si ndryshojnė nivelet e autoantitrupave pėr njė periudhė afatgjatė" pėrfundon autori.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D