Tre tipologjitė e barnave qė mund tė shkaktojnė gengivit

| 3 Gusht 2022 |

Tre tipologjitė e barnave qė mund tė shkaktojnė gengivit


"Disa barna qė pėrdoren rėndom, mund tė kenė efekte tė padėshirueshme tė tilla si: ėnjtja dhe gjakrrjedhja e gengivave, duke shkaktuar fillimin e gengivitit, prandaj ėshtė e nevojshme tė informohet dentisti pėr terapitė qė po ndiqen dhe, nėse ėshtė e nevojshme, tė bėhet njė vizitė kontrolli te periodontologu".

Kėshtu deklaron Mario Aimetti, profesor i Peridontologjisė nė Universitetin e Torinos, duke nxjerrė nė pah rezultatet e studimeve tė fundit dhe klasifikimin e ri tė sėmundjeve periodontale.

Nė veēanti, efekte tė tilla kanė tre tipologji barnash: antikonvulsivėt qė pėrdoren pėr trajtimin e epilepsisė (siē janė fenintoina e valproate natriumi), bllokuesit e kanalit tė kalciumit qė pėrdoren si antihipertensivė (si: nifedipina, verapamili, diltiazemi, amlodipina, felodipina), si edhe imunorregullatorėt, siē janė ciklosporinat, tė pėrdorura nė subjektet qė kanė bėrė njė transplant. Vėmendje u duhet kushtuar edhe kontraceptivėve oralė, kur pėrdoren nė doza tė larta.

Aimetti thotė se shtimi i inflamacionit dhe vėllimit gengival nuk ndodh te tė gjithė pacientėt qė pėrdorin kėto barna: "Efektet mund tė ndryshojnė edhe tek i njėjti person, varėsisht nga mosha ose ndryshimi i zakoneve, siē janė: shtimi ose ndėrprerja e duhanpirjes dhe njė higjienė orale mė e mirė ose mė e keqe". Ai shpjegon se "rritja e vėllimit gengival tė shkaktuar nga kėto barna, favorizon grumbullimin e pllakės bakteriale nė sipėrfaqen e dhėmbit pranė gengivės. Kjo nga ana e saj, shkakton inflamacion. Prandaj, nėse merrni kėto barna, duhet ta informoni dentistin dhe nėse ėshtė e nevojshme, tė shkoni te njė periodontolog, pėr kontroll".

Eksperti thekson se nė shumicėn e rasteve, ėshtė e mjaftueshme heqja profesionale e pllakės dhe gurėzve, qė shoqėrohet me korrigjimin e zakoneve tė higjienės orale nė shtėpi, ndėrsa nė rastet mė serioze "nė marrėveshje me mjekun e familjes dhe specialistin, mund tė vlerėsohet zėvendėsimi i mundshėm i terapisė farmakologjike".


 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D