Kėshillat qė stomatologėt duhet t'i japin pacientėve pėrpara se tė nisen pėr pushime

| 27 Korrik 2022 |

Kėshillat qė stomatologėt duhet t'i japin pacientėve pėrpara se tė nisen pėr pushime


Njė studim gjerman i publikuar sė fundi ka konfirmuar se edhe dhėmbėt mund tė vuajnė nga nxehtėsia. Nė studim ėshtė hetuar korrelacioni ndėrmjet problemeve dentare dhe kushteve tė motit, duke demonstruar njė incidencė mė tė lartė tė absceseve dentare nė rastet kur temperaturat janė mė tė larta.

Nxehtėsia dhe ekspozimi i zgjatur nė diell, nė fakt, mund tė lehtėsojnė pėrhapjen e baktereve, shfaqjen e inflamacionit dhe pėr rrjedhojė edhe dhimbjen e papritur tė dhėmbit ose dhimbjen e gengivave. Megjithatė, nuk ėshtė vetėm termometri i jashtėm ai qė ndikon nė gjendjen e gojės gjatė periudhės sė verės.

Nė fakt, rutina e pėrditshme pėson disa ndryshime: pėr shembull, konsumohen mė shumė pije tė ftohta dhe ushqime me sheqer, tė cilat mund tė ēojnė nė prishje tė dhėmbėve dhe inflamacion. Pėrveē kėsaj, higjiena e gojės shpesh neglizhohet gjatė pushimeve, pasi pasta dhe furēa e dhėmbėve nuk pėrdoren gjithmonė pas ēdo vakti.

Janė tė shumtė faktorėt qė mund tė ndikojnė nė shėndetin oral, i cili nuk duhet lėnė kurrė nė hije, edhe gjatė pushimeve verore.

Pėr kėtė arsye, Giuseppe Ramundo (Akademia Italiane e Osseointegrimit) ka hartuar njė manual tė pėrbėrė nga disa rregulla qė duhen ndjekur pėr tė ruajtur dhėmbėt gjatė pushimeve.

Vizitė te dentisti

Karrigia e dentistit ėshtė njė ndėr vendet qė duhet tė "vizitohet" tė paktėn njė muaj para nisjes, nė mėnyrė qė profesionisti tė vlerėsojė situatėn, tė diagnostikojė ēdo problem tė pashfaqur dhe t'i zgjidhė ato menjėherė me terapitė mė tė pėrshtatshme.

Higjiena orale

Gjatė pushimeve, pushimi dhe ndryshimi i rutinės sigurisht qė ėshtė i lejuar dhe i domosdoshėm, por ka njė zakon qė nuk duhet neglizhuar kurrė: higjiena e gojės nė shtėpi. Ėshtė mirė tė zbatohet nė mėnyrė korrekte, si pėr nga frekuenca, ashtu edhe pėr sa i pėrket kohės qė i duhet kushtuar larjes sė dhėmbėve, bazuar nė sugjerimet e dentistėve.

Ujė, ujė dhe sa mė shumė ujė

Pirja e ujit ndihmon nė sigurimin dhe prodhimin normal tė pėshtymės, burimi i parė i mbrojtjes natyrore antibakteriale. Nė anėn tjetėr, pakėsimi i pėshtymės favorizon qėndrueshmėrinė e sheqernave apo substancave acide nė zgavrėn e gojės.

Akulli: ėshtė mė mirė tė lihet nė frigorifer

Nė verė, t'i rezistosh tundimit tė njė pije tė ftohtė nuk ėshtė e lehtė. Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme shmangia e pijeve dhe ushqimeve shumė tė ftohta, sepse ato janė burim acarimi, veēanėrisht pėr personat qė vuajnė nga ndjeshmėria dentare. Dhėmbėt nė fakt mund tė pėsojnė trauma termike tė cilat, nga ana tjetėr, mund tė shkaktojnė dhimbje nė pulpė, indi qė zakonisht quhet "nervi i dhėmbit". Pėrtypja e akullit ose e substancave tė forta ėshtė njė veprim i gabuar qė mund tė shtojė edhe traumėn mekanike nė traumėn termike, dhe tė bėhet njė shkak i mundshėm pėr fraktura.

Kujdes nė tavolinė

Duke qenė njė se janė njė ushqim i shkėlqyer pėr bakteret qė jetojnė nė brendėsi tė gojės, pijet dhe ushqimet me acid dhe sheqer duhet tė kufizohen, veēanėrisht nėse nuk ėshtė e mundur tė lahen dhėmbėt nė orėt nė vijim. Zėvendėsues tė pėrkohshėm tė furēės sė dhėmbėve mund tė jenė ēamēakėzėt me ksilitol pa sheqer qė stimulojnė pėshtymė ose spėrkatje alkalizuese tė bazuara nė kripėra minerale dhe bikarbonate, tė cilat, edhe pse pėr njė periudhė tė kufizuar, kundėrveprojnė aciditetin e ushqimeve, duke e kthyer gojėn nė njė gjendje tė sigurt, me njė vlerė tė pėrshtatshme pH.

Kujdes nga sporti

Praktikimi i sportit ėshtė sigurisht i rėndėsishėm pėr shėndetin, por nė disa kontekste mund tė jetė i rrezikshėm pėr zgavrėn e gojės. Pėr adhuruesit e aktivitetit fizik nė natyrė, njė pllakė mbrojtėse mund tė ndihmojė nė ruajtjen e buzėqeshjes nė rast traume, gjithmonė me sugjerimin e dentistit.

Kompleti perfekt i udhėtimit

Furēė dhėmbėsh cilėsore, fill dentar, furēė interdentare dhe pastė dhėmbėsh desensibilizuese me fluor: janė produktet bazė qė nuk duhet harruar nė valixhen tuaj. Pėr ata qė i pėrdorin, nuk duhet tė harrojnė kurrsesi maskerinat transparente nė shtėpi. Sė fundi, nė raste tė veēanta, komplete mė specifike mund tė jenė tė dobishme, duke pėrfshirė instrumentet e dobishme pėr ēimentimin e urave dhe kurorave, por edhe barna tė tilla si: qetėsues kundėr dhimbjeve, antiseptikė dhe antibiotikė, qė duhet tė pėrdoren gjithmonė sipas udhėzimeve tė mjekut.

Stomatologė dhe sigurime

Nė listėn e kontrollit para nisjes nuk mund tė mungojė kėrkimi i njė qendre dentare tė hapur gjatė pushimeve dhe sigurimi qė mbulon edhe shpenzimet dentare nė rast udhėtimi jashtė vendit, pėr tė kaluar pushimet verore pa probleme. Det, mal apo qytet, me ndihmėn e specialistit ėshtė e mundur qė gjithēka tė jetė nėn kontroll pavarėsisht vendndodhjes. 

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D