Goja e thatė. Nga shkaqet te vetėmjekimi

| 18 Korrik 2022 |

Goja e thatė. Nga shkaqet te vetėmjekimi


Vėshtirėsia gjatė pėrtypjes, gėlltitjes ose tė folurit mund tė ndodhė si pasojė e shkak zvogėlimit tė rrjedhės sė pėshtymės, e cila ėshtė ndėr shkaktaret kryesore tė kserostomisė, e njohur zakonisht si "goja e thatė". Nxitėse tė kėsaj sindrome mund tė jenė patologjitė ose marrja e barnave te ndryshme, dhe pėr kėtė arsye, farmacisti mund tė ndihmojė nė kėshillim, duke kėrkuar zgjidhjen mė tė pėrshtatshme, por edhe duke hetuar shkakun e mundshėm dhe duke rekomanduar njė vizitė te mjeku i familjes ose stomatologu nėse simptomat nuk kalojnė ose pėrkeqėsohen pavarėsisht nga vetėmjekimi. Njė artikull i botuar nga PharmacyTimes shqyrton hapat e njė aktiviteti tė saktė kėshillimi.

Kėshilla e farmacistit: nga produktet e disponueshme te rėndėsia e higjienės orale

Sipas Shoqatės Amerikane tė Stomatologjisė, kserostomia shpesh nuk njihet dhe, rrjedhimisht, as nuk trajtohet. Nė kėto raste, ajo mund tė shkaktojė shqetėsim dhe vėshtirėsi gjatė pėrtypjes, tė folurit, gėlltitjes dhe shijimit tė ushqimit. Pėrveē kėsaj, kserostomia mund tė kontribuojė nė formimin e kariesit dentar, erės sė keqe tė gojės, periodontitit dhe problemeve tė tjera orale, duke pėrfshirė edhe infeksionet nga candida, pasi ulja e rrjedhjes sė pėshtymės shkakton njė ēekuilibėr tė mikroflorės orale. Efekti i kserostomisė mund tė variojė nga i lehtė nė tė rėndė, dhe pacientėt me raste tė rėnda shpesh kanė njė cilėsi tė reduktuar tė jetesės.

Me kontaktin e tij tė drejtpėrdrejtė me publikun, farmacisti, nė veēanti, mund tė pėrpiqet tė identifikojė njerėzit mė tė ndjeshėm ndaj kserostomisė, duke filluar nga sėmundjet kronike dhe/ose pėrdorimi i barnave tė caktuara, dhe mund tė japė rekomandime pėr tė ndihmuar pacientėt tė menaxhojnė kserostominė dhe tė minimizojnė atė.

Farmacistėt gjithashtu mund t'i kėshillojnė pacientėt pėr barna tė ndryshme zėvendėsuese tė pėshtymės pa recetė dhe produkte qė lehtėsojnė simptomat e gojės sė thatė, tashmė tė disponueshme nė forma tė ndryshme, nga ēamēakėzėt te xhelėt, formulimet e lėngshme, si shpėlarėsit e gojės, sprajtet dhe pastat e dhėmbėve. Pėr shumicėn e pacientėve me kserostomi, , duhet tė kihet parasysh se preferohen produkte pa alkool, pasi kjo substancė mund tė pėrkeqėsojė tharjen e gojės. Sė fundi, njė kėshillė e rėndėsishme ėshtė mbajtja e njė higjiene tė mirė ditore dentare dhe konsultimi me mjekun e familjes nėse kserostomia nuk zgjidhet ose pėrkeqėsohet pas vetėmjekimit.

Shkaqet dhe pėrhapja e kserostomisė

Etiologjia e "gojės sė thatė" ėshtė multifaktoriale dhe faktorėt qė kontribuojnė nė kėtė sindromė pėrfshijnė disa gjendje, kryerjen e ndėrhyrjeve dhe marrjen e medikamenteve tė caktuara. Incidenca e saktė e kserostomisė nuk dihet, por nė popullatėn e pėrgjithshme ajo varion nga 0.9% nė 64.8%, tė paktėn nė SHBA, ku shfaqet pėrafėrsisht ne 30% tė moshės mbi 65 vjeē dhe 40% tė moshės mbi 80 vjeē. Prandaj, incidenca e kserostomisė rritet me moshėn, pasi tė moshuarit marrin mė shumė barna pėr tė trajtuar sėmundje tė ndryshme kronike. Gjithashtu, njė shkak i zakonshėm i kserostomisė ėshtė sindroma e Sjögren, njė sėmundje kronike inflamatore autoimune nė tė cilėn qelizat imune sulmojnė dhe shkatėrrojnė gjėndrat qė prodhojnė lot dhe pėshtymė. Gjendje tė tjera qė mund tė lidhen me "gojėn e thatė" janė hepatiti kronik aktiv, sėmundja e Crohn, depresioni, ndryshimet hormonale qė lidhen me menopauzėn, hipertensioni, hipotiroidizmi, HIV-i, sėmundja e Parkinsonit, sarkoidoza, skleroderma dhe diabeti i pakontrolluar.

Shkaqe tė tjera tė mundshme pėrfshijnė konsumimin e alkoolit, tė marrit frymė me  gojė, konsumin i lartė i kafeinės dhe varėsia nga duhani. Lidhur me lidhjen midis kserostomisė dhe marrjes sė barnave, American Academy of Oral Medicine tregon se mė shumė se 1100 barna kanė njė efekt tė mundshėm negativ nė ndryshimin ose reduktimin e prodhimit tė pėshtymės, si ato me efekt antikolinergjik, antidepresivė dhe antihistaminikė, barna antihipertensive, antipsikotikė, antiepileptikė, dekongestantė diuretikė dhe qetėsues.

Nė fund, u hetua edhe ndikimi i COVID-19 nė kserostomi. Njė pėrmbledhje e mbi 180 studimeve zbuloi se "goja e thatė" prek deri nė 43% tė njerėzve tė infektuar me virusin SARS-CoV-2, pak mė shumė se efekti nė humbjen e shijes dhe nuhatjes, qė u vu re nė katėr nga dhjetė pacientė.

Prandaj, sipas ekspertėve, mjekėt duhet tė dinė ndikimin negativ tė kserostomisė nė shėndetin oral dhe cilėsinė e jetesės sė pacientėve dhe duhet tė punojnė ngushtė me farmacistėt pėr tė siguruar qė pacientėt tė kėshillohen dhe menaxhohen siē duhet.

Pėr mė shumė informacion:

Pharmacy Times: Understand the Significance of Identifying and Treating Dry Mouth



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D