A ekziston njė lidhje ndėrmjet depresionit dhe kariesit?

| 20 Qershor 2022 |

A ekziston njė lidhje ndėrmjet depresionit dhe kariesit?


Depresioni dhe ankthi janė dy gjendje shumė tė zakonshme dhe ndėr problemet kryesore tė shėndetit publik; implikimet e tyre janė tė shumta dhe vėrehen nė plane tė ndryshme (tė sjelljes, sociale dhe shėndetėsore) por ndoshta tė papriturat janė ato qė lidhen me shėndetin oral.

Nė tė vėrtetė, nė literaturė ekzistojnė tashmė prova qė mbėshtesin lidhjen e ērregullimeve mendore me "prekursorėt e kariesit", pėr shembull reduktimi i pėshtymės, e pėrcaktuar mė sė shumti nga barnat, qė dobėson aftėsinė pėr tė kundėrshtuar ato acide qė favorizojnė praninė e baktereve kariogjene.
Modifikimet fiziologjike qė lidhen me ērregullimet psikiatrike pėrfshijnė edhe dėmtimin e pėrgjigjes normale imunitare, tė implikuar nė patogjenezėn e sėmundjes periodontale, ndėrsa ndryshimi i aksit hipotalamus - hipofizė - gjėndėr mbiveshkore (Hpa) ushtron njė veprim qė mund tė favorizojė ose kundėrshtojė inflamacionin e indeve dhe vėrehet qartė qė rritjet e pėrgjigjeve inflamatore nxitin riabsorbimin kockor, aty ku defiēencat imunologjike sjellin njė ulje tė pėrgjigjes sė organizmit dhe njė kolonizim bakterial. Nga ana tjetėr, midis ndryshimeve tė sjelljes qė lidhen me depresionin shpesh ka edhe njė vėmendje tė vogėl ndaj higjienės orale dhe zakoneve tė pirjes sė duhanit.

Pra treguesit ishin tė gjithė, por kėrkimi pėr njė lidhje mė tė saktė midis gjendjeve tė ankthit dhe depresionit dhe njė shėndeti oral mė tė keq mungon. Pėr kėtė arsye njė grup studiuesish britanikė dhe finlandezė nisėn njė studim, duke gjetur konfirmimin pėrsa i pėrket depresionit, por jo pėr ankthin dhe nė fund tė studimit kanė dalė nė pėrfundimin qė "depresioni lidhet nė mėnyrė tė konsiderueshme me numrin e dhėmbėve me karies, vetėm nė grupmoshėn 35 -54 vjeē; por as depresioni as ankthi nuk lidhen me sėmundjen periodontale."

Autorėt kanė arritur kėtė rezultat nėpėrmjet njė analize sekondare tė tė dhėnave tė marra nga Finnish Health 2000 Survey, njė sondazh qė nė fillim tė shekullit kishte pėrfshirė me mijėra finlandezė mbi tematikat qė lidheshin me shėndetin dhe cilėsinė e jetės.
Kampioni i madh i analizuar ėshtė midis elementeve qė i japin autorėsi kėtij studimi, bashkė me qasjen mė tė gjerė tė pėrshtatur nga studiuesit nė krahasim me sondazhet e pakta qė janė kryer mė parė, qė i pėrkisnin gjendjeve tė depresioni por jo atyre tė ankthit, sėmundjes periodontale por jo kariesit.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Shumė interesant ( 1 votim / mesatar 4 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D