Long-Covid mund tė zgjasė mė shumė nga sa supozohet. Ja, cilat janė simptomat pas dy vitesh

| 14 Qershor 2022 |

Long-Covid mund tė zgjasė mė shumė nga sa supozohet. Ja, cilat janė simptomat pas dy vitesh


Nė njė studim tė publikuar nė The Lancet Respiratory Medicine, studiuesit me nė krye Lixue Huang nga Universiteti Mjekėsor i Pekinit, studiuan shėndetin e 1192 pacientėve tė infektuar me Covid nė Wuhan ndėrmjet periudhės 7 janar-29 maj 2020 gjatė asaj qė u konsiderua si vala e parė e infeksionit. 

Pacientėt iu nėnshtruan disa ekzaminimeve dhe pyetėsorėve mjekėsorė, tė cilėt u zhvilluan nė tre seanca, e para pas 6 muajsh nga infektimi, e dyta pas njė viti dhe e fundit pas dy vitesh. Testet konsistuan nė matjen e shpejtėsisė mesatare dhe distancės sė pėrshkuar nė njė shėtitje 6-minutėshe, kryerjen e analizave tė gjakut dhe njė seri pyetėsorėsh mbi cilėsinė e jetesės dhe simptomat e vetė-raportuara. Njė grup pacientėsh iu nėnshtruan testeve tė funksionit pulmonar dhe radiografive tė gjoksit nė ēdo vizitė pasuese. Rezultatet mė pas u krahasuan me ato tė 3,383 personave qė nuk kishin pasur Covid-19. Pėr mė tepėr, gjatė vizitave 12-mujore dhe 2-vjeēare, pėrmes njė pyetėsori tė posaēėm, u pyetėn se sa herė kanė pasur nevojė pėr kujdes shėndetėsor te specializuar.

Pėrveē kėsaj, nė vizitėn pėrfundimtare pas 2 vitesh, pacientėt plotėsuan gjithashtu njė sėrė pyetėsorėsh psikiatrikė qė synonin vlerėsimin e shėndetit mendor, ērregullimit tė ankthit tė pėrgjithėsuar (GAD-7) dhe ērregullimit tė stresit post-traumatik.

Pas 6 muajsh nga shėrimi, 68% e pacientėve shfaqėn njė ose mė shumė simptoma tė long Covid-it (lodhje, gulēim, konfuzion mendor, etj.).

Pas dy vitesh, mė shumė se gjysma e pjesėmarrėsve (55%) vazhdonin tė kishin probleme shėndetėsore tė lidhura me infeksionin. Simptomat mė tė zakonshme ishin lodhja dhe dobėsia e muskujve (31%) dhe vėshtirėsia pėr tė fjetur (31%). 26% e tė mbijetuarve tė Covid-it kishin vėshtirėsi nė frymėmarrje (tė vlerėsuara nė bazė tė shkallės sė dispnesė tė miratuar nė praktikėn klinike) 6 muaj pas infektimit, dhe rreth 14% e pjesėmarrėsve shfaqėn tė njėjtin ērregullim edhe pas dy vitesh.

Krahasuar me grupin e kontrollit, pacientėt  qė kishin ende simptoma tė Covid-it 2 vite pas infektimit kishin njė cilėsi mė tė ulėt tė jetesės, qėndrueshmėri mė tė pakėt nė ushtrime, probleme mė tė mėdha tė shėndetit mendor dhe kėrkonin mė shpesh ndihmė shėndetėsore tė specializuar. Ankthi dhe depresioni ishin gjithashtu mė tė pėrhapura nė grupin Covid.

Pėrveē kėsaj, studiuesit zbuluan se mė shumė kėto simptoma u shfaqėn te pacientėt qė kishin nevojė pėr mbėshtetje tė nivelit mė tė lartė tė frymėmarrjes (oksigjen, mbėshtetje mekanike tė frymėmarrjes, kujdes intensiv) gjatė shtrimit nė spital.

Studiuesit tani po pėrpiqen tė zbulojnė karakteristikat e kėtyre pacientėve pėr tė kuptuar nėse ka faktorė predispozues pėr njė Covid kaq tė zgjatur dhe pėr tė parė nėse terapitė ose programet e rehabilitimit janė tė mundshme pėr tė zbutur efektet e sėmundjes nė afat tė gjatė.

Pėr mė shumė informacion:

Health outcomes in people 2 years after surviving hospitalisation with COVID-19: a longitudinal cohort study. Lixue Huang, MD; Xia Li, MD; Xiaoying Gu, PhD; Hui Zhang, MD; LiLi Ren, PhD; Li Guo; PhD et al. The Lancet May 11, 2022



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Nuk ėshtė interesant ( 1 votim / mesatar 1 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D