Mikrobioma orale e rrezikuar nga pirja e duhanit

| 26 Maj 2022 |

Mikrobioma orale e rrezikuar nga pirja e duhanit


Sipas njė studimi tė botuar nė mBIO, pėrdoruesit e cigareve elektronike kanė njė mikrobiomė orale tė veēantė qė nxit reagime tė ndryshme imune tė cilat mund tė luajnė njė rol kryesor nė zhvillimin e sėmundjeve tė gengivave. "Pirja e duhanit ėshtė njė faktor rreziku i njohur pėr zhvillimin e patologjive tė mishrave tė dhėmbėve, por pak dihet pėr ndikimin e cigareve elektronike nė shėndetin oral, veēanėrisht nė atė afatgjatė", shpjegon Deepak Saxena, nga Kolegji i Stomatologjisė NYU, SHBA.

Studiuesit ekzaminuan shėndetin oral tė 84 tė rriturve tė ndarė nė tre grupe: duhanpirės, pėrdorues tė cigareve elektronike dhe individė qė nuk kanė pirė kurrė duhan. Sėmundja e gengivave u vlerėsua pėrmes dy ekzaminimeve dentare me njė distancė prej gjashtė muajsh, gjatė tė cilave u morėn edhe mostrat e pllakave.

Tė gjithė pjesėmarrėsit kishin disa sėmundje tė gengivave nė fillim tė studimit, situatat mė tė rėnda  i kishin duhanpirėsit, tė ndjekur nga pėrdoruesit e cigareve elektronike. Pas gjashtė muajsh, studiuesit vunė re se sėmundjet e gengivave ishin pėrkeqėsuar pėr disa pjesėmarrės nė secilin grup, veēanėrisht pėr disa nga pėrdoruesit e cigareve elektronike. Nė rastet e sėmundjeve tė gengivave, mishrat e dhėmbėve kanė tendencė tė tėrhiqen dhe tė formojnė xhepa, tė cilėt janė baza pėr mbarėshtimin e baktereve dhe mund tė ēojnė nė patologji mė serioze tė tyre.

Ekipi hulumtues zbuloi se pas gjashtė muajsh situata e xhepave ishte dukshėm mė e keqe vetėm te pėrdoruesit e cigareve elektronike dhe se bakteret e gjetura nė mostrat e pllakave tė pėrdoruesve tė kėtyre cigareve ishin shumė tė ndryshme nga ato tė duhanpirėsve dhe jo-duhanpirėsve. Megjithėse tė gjitha grupet ndanin rreth njė tė pestėn e llojeve tė baktereve, pėrbėrja e mikrobiomės orale tė pėrdoruesve tė cigareve elektronike kishte mė shumė tė pėrbashkėta me atė tė duhanpirėsve sesa me atė tė jo-duhanpirėsve.

Disa lloje bakteresh, duke pėrfshirė Selenomonas, Leptotrichia dhe Saccharibacteria, ishin tė shumta si te duhanpirėsit ashtu edhe te pėrdoruesit e cigareve elektronike nė krahasim me jo-duhanpirėsit dhe bakteret e tjera, duke pėrfshirė Fusobacterium dhe Bacteroidales, tė njohura si tė lidhura me sėmundjet e gengivave, ishin veēanėrisht dominuese te pėrdoruesit e cigareve elektronike. Studiuesit zbuluan se mikrobioma e pėrdoruesve tė cigareve elektronike lidhej me ndryshimet nė mjedisin imunitar tė pritėsit: TNFa, nė veēanti, ishte rritur ndjeshėm nė kėto subjekte, ndėrsa citokinat IL-4 dhe IL-1 ishin mė tė ulėta.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D