Nė moshėn parashkollore, gjumi i ditės lehtėson tė mėsuarit e shkrimit dhe leximit

| 19 Prill 2022 |

Nė moshėn parashkollore, gjumi i ditės lehtėson tė mėsuarit e shkrimit dhe leximit


Sipas njė studimi tė publikuar nė Child Development dhe tė nėnshkruar nga studiues tė Universitetit Macquarie nė Australi dhe tė universiteteve britanike tė Oksfordit, Jorkut dhe Shefilldit, dremitjet gjatė ditės mund tė pėrmirėsojnė aftėsitė e parashkollorėve pėr tė shkruar dhe lexuar, apo pėr tė mėsuar tingujt e shkronjave dhe pėr t'i lidhur ato me shkronjat qė shohin.

"Aftėsia e njė fėmije pėr tė pėrputhur shkronjat me tingujt gjatė kopshtit ėshtė njė tregues vlerėsues i aftėsive tė hershme tė shkrim-leximit. Fėmijėt mė tė arsimuar performojnė mė mirė nė testet e leximit, por deri mė tani ishte e paqartė nėse dhe se si mund tė ndikojė gjumi nė kujtesėn dhe aftėsitė e tė lexuarit tė fėmijėve", thotė bashkautori Hua-Chen Wang nga Universiteti Macquarie, duke shtuar se njė sy gjumė pas mėsimit mund tė lehtėsojė aftėsinė pėr tė pėrdorur informacionin e mėsuar sė fundmi. Dhe, pėr tė testuar hipotezėn, studiuesit zgjodhėn 32 fėmijė nga tre deri nė pesė vjeē, tė cilėt ua nėnshtruan ushtrimeve qė kishin tė bėnin me hartėn e tingujve tė shkronjave pa pushuar dhe duke i pėrsėritur ushtrimet pasi kishin bėrė njė sy gjumė. "Pėr tė vlerėsuar aftėsinė pėr shkrim-lexim me ose pa dremitje, fėmijėve iu drejtuan pyetje tė tilla si: "Ēfarė tingulli ka shkronja C?", shkruajnė autorėt, duke shpjeguar se pjesėmarrėsit e vegjėl prireshin tė performonin mė mirė pasi kishin bėrė njė sy gjumė.

"Kėto rezultate mbėshtesin hipotezėn se dremitjet lehtėsojnė pėrvetėsimin dhe aplikimin e hartės sė tingujve tė kombinuar me shkronjat, aftėsi thelbėsore pėr zhvillimin e hershėm tė aftėsive tė tė lexuarit dhe, nėse konfirmohen, mund tė kenė implikime tė rėndėsishme pėr krijimin e kushteve qė favorizojnė arsimimin parashkollor nė mėnyrė optimale", vazhdon Hua-Chen. Ai pėrfundon: "Megjithatė, duke qenė se studimi u zhvillua nė dy kopshte nė Sidnej dhe jo nė laborator, nuk ishte e mundur tė kuptohej se cilat procese biologjike pėrfshiheshin. Prandaj nevojiten kėrkime tė ardhshme pėr tė verifikuar rolin e disa karakteristikave tė gjumit, siē ėshtė lėvizja e shpejtė e syve (REM)".

Child Development 2022. Doi: 10.1111/cdev.13753
https://doi.org/10.1111/cdev.13753

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D