Ndryshimet klimatike po ndikojnė keq tek alergjitė. Sezone alergjike mė tė gjata dhe intensive

| 22 Mars 2022 |

Ndryshimet klimatike po ndikojnė keq tek alergjitė. Sezone alergjike mė tė gjata dhe intensive


Sipas njė studimi tė publikuar nė Nature Communications, sezonet alergjike ka tė ngjarė tė zgjasin dhe tė bėhen mė intensive pėr shkak tė rritjes sė temperaturave nga ndryshimet klimatike. Sipas Fondacionit Amerikan tė Astmės dhe Alergjisė, 30% e tė rriturve dhe 40% e fėmijėve nė Shtetet e Bashkuara kanė alergji. Simptomat e alergjive variojnė nga problemet e lehta tė acarimit, tė tilla si lotimi i syve, teshtitja ose skuqja e lėkurės, deri te situatat mė serioze, si vėshtirėsia nė frymėmarrje ose anafilaksia. Bari dhe pemėt qė prodhojnė polen ndikohen nga ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturave mund tė bėjė qė ato tė aktivizohen mė shpejt sesa janė aktivizuar historikisht. Temperaturat mė tė ngrohta mund tė rrisin gjithashtu sasinė e polenit tė prodhuar. "Alergjitė respiratore tė shkaktuara nga poleni po pėrkeqėsohen me ndryshimin e klimės. Shpresoj qė rezultatet tona tė jenė njė pikėnisje pėr shqyrtime tė mėtejshme mbi pasojat e ndryshimit klimatik nė polen dhe efektet e tij nė shėndet", thotė Yingxiao Zhang, nga Universiteti i Miēiganit, Shtetet e Bashkuara, emri i parė i studimit.

Studiuesit kanė zhvilluar njė model parashikues qė shqyrton 15 nga llojet mė tė zakonshme tė poleneve dhe se si do tė ndikohet prodhimi i tyre nga ndryshimet e parashikuara tė temperaturave dhe reshjeve. Ekspertėt kombinuan tė dhėnat klimatike me skenarėt socio-ekonomikė, duke korreluar modelin e tyre me tė dhėnat nga viti 1995 deri nė vitin 2014. Analiza e tė dhėnave tregoi se, deri nė fund tė kėtij shekulli, emetimet e polenit mund tė fillojnė 40 ditė mė herėt nė pranverė krahasuar me atė qė ndodhi nė periudhėn 1995-2014 dhe se, pėr shkak tė ngritjes sė temperaturave dhe niveleve tė CO2, sasia vjetore e polenit tė emetuar ēdo vit mund tė rritet deri nė 200%. Autorėt theksojnė se modeli i tyre mund tė pėrdoret pėr tė bėrė parashikime rreth sezonit tė alergjive nė rajone tė ndryshme gjeografike. "Ne shpresojmė ta pėrfshijmė modelin tonė tė emetimit tė polenit nė njė sistem kombėtar tė parashikimit tė cilėsisė sė ajrit pėr t'i ofruar publikut parashikime mė tė mira dhe tė ndjeshme klimatike", pėrfundojnė ekspertėt.


Nature Communications 2022. Doi: 10.1038/s41467-022-28764-0
http://doi.org/10.1038/s41467-022-28764-0

Burimi: doktor33.al



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Nuk ėshtė interesant ( 2 votim / mesatar 1 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D